Kalaja e Tiranes KE dhuron 1 milion euro

Kalaja e Tiranes, KE dhuron 1 milion euro

Tani rrenojat ne vijim te kalase ekzistuese se Tiranes jane rrethuar, ndersa pakez me tej, punohet per asfaltimin e rruges, e cila prej kohesh eshte e bllokuar. Tabela "Ketu po kryhen germime arkeologjike per Kalane e Tiranes", e vendosur ne rrethimin e kalase, bashkejeton me zhurmen e mjeteve te shtrimit te rruges per te lehtesuar pakez ate ishull trafiku. Mirepo c'po ndodh aktualisht?! Asnje punonjes i arkeologjise a monumenteve nuk gjendet aty. Kjo per faktin e thjeshte, sipas drejtorit te Institutit te Monumenteve, Lorenc Bejko: "Kemi nderprere germimet arkeologjike, pasi jemi ende ne pritje te studimit dhe vendimit te eksperteve gjermane te urbanistikes per rregullimin e trafikut te kesaj zone". Vendim i cili ndonese prej me se 2 muajsh perflitet, duket se do edhe shume kohe te merret, pasi nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes, mesohet se s'ka ende informacion te sakte per afatin e perfundimit te ketij studimi.

Projekti per germimet dhe se c'do te ndodhe me rrenojat e Kalase se Tiranes eshte ende ne duart e eksperteve. Rehabilitimi i saj pritet te kushtoje jo pak, dhe jane fonde qe duhet te dalin kryesisht prej buxhetit te shtetit, i cili mban edhe peshen kryesore te mbrojtjes se objekteve te trashegimise kulturore. Mirepo, drejtori i IMK-se, Lornc Bejko, shprehet se "Keshilli i Evropes ka akorduar nje grant prej 1 milion eurosh per Kalane e Tiranes". Ministria e Kultures ka koston e saj per fatin e ketyre rrenojave dhe vendimit se c'do te behet me te, ndersa Bashkia e Tiranes s'ka per te mbetur jashte ketij projekti, pasi kostoja e saj konsiston pikerisht ne ngercin e madh te vendosjes se si do te zgjidhet ceshtja e devijimit te rruges. Mirepo, kane shkuar muaj te tere prej zbulimit te rrenojave dhe jane te nderprera krejtesisht ne terren. Por Bejkon duket s'e shqeteson aspak ky fakt dhe shprehet: "Nuk e kam me merak te madh kete ceshtje, pasi per mua me rendesi me te madhe eshte marrja e vendimit dhe kjo i takon bashkise te zgjidhe ceshtjen e trafikut". Duke shtuar ne te njejten kohe se, "per mua, eshte me rendesi qe keto rrenoja te kalase te mbrohen, dhe te sigurohet mire kjo trashegimi dhe me pas te merremi me pjesen tjeter". Mirepo, kjo per te s'do te thote aspak se vonesat jane te mira. "Sa me shpejt te merren keto vendime, aq me mire do te jete, por ajo qe mund te them une ne kete rast eshte fakti se ne po merremi me projektin, nderkohe qe jemi duke pritur vendimin e eksperteve gjermane per menyren e devijimit te trafikut".

Ne muret e kalase, ka tuba te ujit te pijshem

Qytetaret e Tiranes u perballen vetem ne vitin 2008 me rrenojat e vijimit te mureve te kalase se qytetit te tyre, ne nje kohe kur arkeologet, apo specialistet e monumenteve pohojne se kane pasur heret dijeni per ekzistencen e tyre. Shpesh eshte shtruar pyetja se si ka mundesi qe jane vetem disa pellembe dhe qe i kane mbuluar keto rrenoja dhe s'jane zbuluar me pare. Mirepo, fakti qe mes gureve te medhenj te mureve te kalase, gjenden jo pak tuba uji, qe kane furnizuar banesat prane per dekada te tera. Cka do te thote se rrenojat e kesaj kalaje jane risi vetem per qytetaret.

Anisa Ymeri : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama