Islanda ishte skuadra e fundit që u kualifikua mbrëmjen e së hënës në çerekfinale, pas suksesit që Italia arriti sot pasdite ndaj Spanjës.
Me përfundimin e këtyre ndeshjeve janë plotësuar edhe çiftet çerekfinaliste të "Euro 2016". Polonia do të përballet me Portugalinë në datën 30 gusht, ndërsa Uellsi luan ndaj Belgjikës më 1 korrik.
Sfida më e fortë në këtë fazë duket ajo mes Gjermanisë dhe Italisë. E cilësuar ndryshe edhe si një finale e parakoshme, gjermanët do të luajnë përballë "axurrëve" më 2 korrik në "Stade de Borxeaux".
Ndeshja pritet me interes jo vetëm për fazën në të cilin ka hyrë tashme Europiani, por edhe për historikun e këtyre dy ekipeve në historinë e futbollit europian dhe botëror.
Ndeshja e fundit që pritet të mbyll këtë fazë është ajo mes Francës dhe Islandës. Vendi organizator do të ndeshjet me modestët e Islandës, të cilët surprizuan me rezultatin e tyre historik që morën sot në mbrëmje duke eliminuar Anglinë me rezultatin 1-2.