Kalonte pasagjere ilegalisht pranga supervizorit te aeroportit

Kalonte pasagjere ilegalisht, pranga supervizorit te aeroportit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person në aeroportin e Rinasit, pasi kalonte shtetas pa dokumente, në këmbim të parave. 50-vjeçari Fadil Kadillari ushtronte detyrën e supervizorit të sigurisë në aeroport, ndërsa mësohet se i ka marrë 2500 euro një shqiptari nga Kosova me pasaportë të rreme, i cili donte të kalonte kufirin drejt Italisë, raporton “Shqiptarja.com”.

Kadillari akuzohet për dhënie ndihme personave për kalimin e paligjshëm të kufirit. Operacioni “Pasagjeri i fundit” ka bërë të mundur zbulimin e këtij rasti, ku persona me dokumente të rreme kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin. Dyshohet se mund të ketë të tjerë persona, të cilët në këmbim të parave kalojnë pasagjerë në rrugë ilegale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama