Kaluam stuhine me te forte diellore te vitit

Kaluam stuhine me te forte diellore te vitit
Dielli ka kaluar dje stuhinë e tij të tretë në 24 orë, që ishte stuhia më e fuqishme diellore e vitit deri tani. Stuhia që nisi në orën 03:00 të mëngjesit u regjistrua si një stuhi X3.2 diellore, një nga më të fortat që dielli ka lëshuar deri tani, sipas autoriteteve të hapësirës. Ajo ndodhi menjëherë pas dy stuhive të tjera të gradës X, të cilat karakterizohen nga një diell tejet aktiv.

Autoritetet në agjencinë e parashikimit të motit hapësinor, NOAA, në Boulder, Kolorado, janë mahnitur nga aktiviteti i pazakontë i diellit. “Ky rajon aktiv i jashtëzakonshëm i diellit është shumë i dukshëm”, shprehen ata. Dy nga tri stuhitë e fundit diellore kanë pasur shpërthime masive, që nxjerrin material super të nxehtë diellor në hapësirë me një shpejtësi prej disa miljesh në orë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama