E mendova gjate te flas ne gjuhen turke apo angleze. Duke qene se jam ne nje mbremje teper impresionuese dhe jam i emocionuar, po flas ne gjuhen turke. Ne fakt nese flas me gjuhen turke fjalet me dalin nga zemra, me gjuhen angleze fjalet do te me dalin nga mendja. Ne kete rast dua te flas sinqerisht me ju. E ndjej veten si ne shtepine time, sepse ndaj shume gjera te njejta me ju. Une nuk dua te perseris por te gjithe e dine mire se sa bashke kemi qene ne ne shekuj, lidhjet tona te vjetra historiko-kulturore.
Nuk dua te vazhdoj me gjate ne kete çeshtje.
I mbaj mend te gjitha fjalet qe folen per mua, por do te marr shkas nga dikush qe tha sa i rendesishem fakti qe historia eshte e perbashket, por akoma me i rendesishem eshte fakti qe ndjenjat jane te perbashketa.
U tha se per 50 vjet ishim te mbyllur ne vetvete, ishim te izoluar nga bota, se ketu nuk ndodhte asgje. Te gjithe kete ndjenje une e kam ndjere ne Turqi deri ne moshen 30-40 vjeçare. Sot Turqia eshte ne qender te arenes boterore edhe per çeshtjen e Bashkimit Europian. Por keto jane vlera te reja per Turqine, ne te kaluaren nuk ka qene keshtu. Ne atje jetonim me ndjenjen: ketu nuk ka asgje. Sigurisht qe me keto fjale te parafolesit me kujtuan mua per hopin e madh qe ka bere Turqia keto vitet e fundit. Keto jane te rendesishme per skenen boterore, por ndjenjat e mia i kam perjetuar duke menduar se ketu nuk ndodh asgje.
Te gjithe librat e mi, jane shkruar mbi kete ndjenje: pse nuk ndodh diçka ne vendin tim.
Une i kam shprehur ndjenjat e mia, kur kam shkruar se pse ne jemi jashte Europes, pse kemi qene larg Europes. Ne kohen e shkuar gjithmone
Kjo me mundonte, por ne te njejten kohe me bente per te kerkuar me shume nga vetja ime.
Ne gjithe femijerine time, me mbizoteronte kjo ndjenja qe nuk po ndodhte asgje, qe e shoh te njejten me kulturen e Shqiperise.
Ndoshta ngaqe kemi qene larg qendres. Sepse sa me shume larg qendres aq me shume duhet te afrohemi tek vetja jone. Libri "Stambolli" qe promovohet sot eshte autobiografia ime deri ne moshen 23-vjeçare, dhe ne te njejten kohe jam perpjekur te flase se si ndikon qyteti ne qenien tone.
Qe nga mosha 7-vjeçare deri 22 vjeç deshiroja te behesha piktor. Meqenese nuk u bera i suksesshem si piktor, u bera shkrimtar. Romani "Une jam e kuqja" eshte krejt personal, per te treguar prirjen time, dashurine time per pikturen. "Stambolli" eshte veshtrimi i nje te riu, qe e shikon Stambollin me deshiren per t'u bere piktor. Tregon dhe rremujen ne koken e piktorit i cili donte te behej piktor ne nje vend, mysliman, ku nuk ishte e zhvilluar piktura.
Deri ne moshen 22-vjeçare nena ime insistoi duke me thene: ketu nuk do te behesh piktor, ketu nuk ndodh asgje. Ajo me tha se ne nje vend ku nuk ndodh asgje, asnje njeri nuk ka arsye te pikturoje, dhe asnje njeri nuk mund te shkruaje. Ama kur ke deshiren per te bere letersi, bluan vetveten dhe gjen deshiren qe ne kete vend te ndodhe diçka.Ne kete liber tregoj se si edhe qyteti i Stambollit me shikonte mua.
Sigurisht qe qyteti ne te njejten kohe eshte histori gjeografi, eshte gjithçka. Ne fund te fundit jane ato ndjenja qe krijojne qytetin, dhe perceptimin per qytetin. Eshte krejt e natyrshme dhe ne menyre spontane dashurojme vendin ku kemi lindur dhe ku jemi rritur. Por duke menduar pse e duam qytetin tone, e kuptojme edhe me mire kete qytet. Jane ndjenjat qe me krijohen mua, qe ngjallin qytetin tim duke menduar per te. Jane perpjekjet e nje njeriu te pjekur per te kuptuar me mire ndikimin e qytetit tek qenia e tij.
Ne qender te ketij romani eshte ndjenja e trishtimit. Sigurisht nuk behet fjale per Stambollin e vitit 2010, por ne vitet '60-'70 Stambolli ishte nje burim trishtimi per mua. Ne shikonim atehere rrenojat e perandorise osmane, rrenojat e xhamive, hamameve. Te gjitha na trishtonin nga varferia, harresa nga gjithçka qe ishte e nje periudhe tjeter.
Ne te njejten kohe ne ndjenim investimin tone ne varferi por prane Europes, ndjenim se kjo nuk do te na ndiqte gjate gjithe jetes sone. Kur botoja tregimet e para neper revista te njohura shoket e mi me thonin se kush çan koken sot per tregimet e nje turku ne bote. Une e kuptova nga jeta ime se dhe kete imazh te keq mund ta kaperceja. Edhe turistet qe enden rrugeve te Stambollit duke ngrene nje akullore te mire, me thone se jemi shume te lumtur ketu ne Stamboll.
Eshte e vertete se Stambolli ne keto 20 vjet nga bardhe e zi, eshte kthyer ne nje qytet shumengjyresh. Ketu nuk e kam fjalen per Stambollin turistik, por une po flas per qytetin. Secili ka qytetin e vet dhe kur flasim per veten tone ne fakt flasim per qytetin tone, dhe e kunderta. Nje njeri duke folur per jeten e tij, ne fakt ka folur per qytetin dhe jeten e te tjereve. Jeta me ka mesuar se ne momentin qe ne flasim me guxim per veten tone, historine tone, atehere humbet ajo ndjenja se ketu nuk ekziston asgje.