William Sachiti nga Londra është trembur për vdekje, kur ka parë se poshtë makinës së tij gjendej një objekt i çuditshëm, të cilin e mori për bombë. Ai lajmëroi menjëherë policinë, ndërsa në lagjen e tij u bë një rrëmujë e madhe, pasi u bllokuan të gjitha rrugët. Por, në fund zbuloi se ishte vetëm një GPS, e cila ishte vendosur nga një detektiv privat, që ishte punësuar nga bashkëshortja e tij. Kjo pasi e shoqja dyshonte që Sachiti e tradhtonte, duke qenë se kishte filluar të kthehej vonë në shtëpi. Për këtë arsye, detektivi i marrë në punë nga ajo, kishte vendosur një GPS në makinën e tij, për të marrë vesh se ku shkonte.