Një zviceran vdiq pasi përplasi avionin mbi shtëpinë e mamasë së tij. Përpara sulmit, ai i telefonoi asaj nga kabina e pilotit e i tha: “A je aty? Do të kaloj pas pak”. Më pas Konrad Shmid, 47 vjeç, e përplasi avionin që kishte marrë me qera. Ai gjeti vdekjen, kurse e ëma u gjet e shokuar në bodrum. Fqinjët thonë se nuk ka asnjë shans që kjo të ishte aksidentale. Atyre ky sulm u ka kujtuar 11 Shtatorin. Ata thonë se familja kishte probleme. Kamikazi ishte një i papunë.