Kamza Basket siguron vendin e pare por rrezikon ne fund

Kamza Basket siguron vendin e parë, por rrezikon në fund

Partizani u mposht edhe dje 77-69 nga Kamza Basket në fushën e kësaj të fundit e vlefshme për javën e 18-të. Ndërsa të kuqtë gjithnjë e më shumë janë pranë rënies në Kategorinë e Parë, kamzalinjtë sigurojnë vendin e parë në Superligë. Tirana basket kamzaVendësit bënë detyrën teksa trajneri Muhametaj nuk aktivizoi kapitenin Erkand Karaj, i dëmtuar një javë më parë me Tiranën. Dy pikët e para për miqtë me Selimajn, por vendësit i përgjigjen me anë të Hamatit dhe Roshit. Më pas dëmtohet Gjoka. Shestani është ai që bën diferencën mes dy kampeve gjatë kësaj periode dhe Kamza Basket e mbyll 32-13. Edhe perioda e dytë ka për fitues kamzalinjtë. Pjesa e dytë i takon Partizanit ku shkëlqen Mexhit Bardhi, Ronaldo Xhunga dhe Arsen Dervishi duke i dhënë fitoren skuadrës 21-14. Në periodën e fundit rezultati ngushtohet deri në 7 pikë dhe fillojnë acarimet. Gjatë një dyluftimi të Shestanit dhe Trojës, ky i fundit tregohet nevrik dhe merr teknikë përjashtimi. Loja në këtë periodë është e bukur, pasi basketbollistët e Partizanit mbulojnë një për një dhe bëhen "gardh" në mbrojtje dhe me kundërsulmet e shpejta arrijnë të shënojnë herë pas here duke fituar edhe periodën e katërt 10-26. Por kjo nuk mjafton për ndonjë surprizë të mundshme dhe Kamza Basket e fiton 77-69. Ardhmëria Basket ka rimarrë kreun e renditjes në Kategorinë e Parë pas fitores së lehtë që arriti dje në mbrëmje ndaj Skënderbeut, 73-36. Një ndeshje pa histori që u duk që në periodën e parë me avantazhin e pjesshëm të besuarve të trajnerit Bilali 15-0. Dje nis java e 19-të për femra ku Goga Basket fitoi me rezultatin e thellë 100-46 ndaj Studentit në "Asllan Rusi". Një ndeshje në sens unik, e dominuar gjatë gjithë kohës nga skuadra durrsake. Shifrat treshifore u vendosën në 10 sekondat e fundit nga Xhanaj. Një dypikësh dhe një gjuajtje e lirë për të vulosi 100- pikëshin. Abdulla Dushku


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama