Për ta, këto shuma janë si letra të vogla”, shpjegoi ai. Nahas, i cili ka një agjenci modelesh dhe ka qenë krahu i djathtë për Moatesem Gedafin, djali i Muamar Gedafit që u vra në vitin 2011 në Libi, mohon se ai drejton një rrjet prostitucioni. Por ai shpjegoi se “unë e njoh sistemin”. “Vajzat qëndrojnë në sallonin e pritjes që t’i shikojnë klientët. Çdo gjë kryhet me sinjale duarsh. Meshkujt sinjalizojnë numrin e dhomës me duar dhe femrat i ndjekin ata.
Por janë jahtet e të pasurve vendet ku bëhet paraja e vërtetë. Çdo vit gjatë festivalit aty afrohen 30 apo 40 jahte luksoze në gjirin e Kanës, dhe në çdo jaht shkojnë rreth 10 vajza, zakonisht modele, dhe qëndrojnë në përgjithësi lakuriq apo gjysmë të zhveshura. Vajzat presin për zarfet në fund të natës. Kjo ndodh në Kanë prej 60 vitesh”. Një prostitutë franceze tha se Festivali i Kanës ka pagesat më të mira ditore për to.