Kanabisi redukton shkallen e inteligjences

Kanabisi redukton shkallen e inteligjences
Të rinjtë që tymosin kanabis për vite të tëra janë të rrezikuar për një reduktim të ndjeshëm dhe të pakthyeshëm të inteligjencës së tyre, sugjerojnë kërkimet e fundit. Gjetjet vijnë nga një studim prej 1.000 njerëzish në Zelandën e Re. Një ekip ndërkombëtar gjeti se ata persona që kishin nisur tymosjen e kanabisit nën 18 vjeç, kohë kur truri i tyre ishte ende në zhvillim, vuajtën një rënie të shkallës së inteligjentes.

Për më shumë se 20 vjet studiuesit kanë ndjekur jetën e një grupi njerëzish nga Dunedini i Zelandës së Re. Ata i vlerësuan vullnetarët kur s’kishin nisur kanabisinin dhe i riintervistuan në moshën 38-vjeçare.

Duke marrë në konsideratë faktorë të tjerë si alkooli apo varësia nga duhani e drogat e tjera  si dhe vitet e arsimimit studiuesit gjetën se personat që vazhdimisht kishin komsumuar kanabis të paktën katër herë në javë kishin pësuar rënie të inteligjencës.. Sa më shumë njerëzit kishin tymosur aq më e madhe ishte humbja e inteligjencës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama