Kanadaja me para te teknologjise se larte

Kanadaja me para te teknologjise se larte
Keni dëgjuar gjë që Kanadaja të jetë prekur nga kriza financiare? Harrojeni! Ata kanë respekt për paranë më shumë se çdo komb tjetër. Banka e Kanadasë së fundmi ka marrë masën për të prodhuar kartëmonedha plastike edhe pse mendohej se parasë së prekshme mund ti thuhej “lamtumira” duke qenë se tani po përdoren gjithnjë e më shumë paraja elektronike. Kartëmonedhat plastike pritet të kenë një siguri të lartë dhe gjithashtu të jenë edhe më higjienike.

Po ashtu tani do të eliminohet edhe problemi i grisjes. Paratë e reja të teknologjisë së lartë do të kenë dy dritare transparente që i japin asaj një pamje të parasë të së ardhmes. Dritarja e parë është për të mbrojtur atë nga falsifikimi ndërsa e dyta ka një portret metalik. Paraja e re do të nisë të përdoret në fund të këtij muaji. Prerjet e para do të jenë 100 dollarë ndërsa versioni 50 dollarë do të dalë në mars të vitit 2012 ndërsa prerjet e tjera 20, 10 dhe 5 do të dalin gjatë vitit 2013.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama