Drejtuesit e AIDA qartësojnë se stoku i FDI-ve është totali i investimeve të huaja jo vetëm hyrëse në një vit që nuk është e ndarë aktualisht nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat e më sipërme janë totalet e investimeve, përfshirë dhe kompanitë që operojnë në treg prej vitesh, por që janë kompani të huaja.
Ndarë sipas sektorëve këto investime janë përqendruar në industrinë nxjerrëse të metaleve, industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe atë të duhanit. Sektorë të tjerë janë ai i energjisë hidrike dhe alternative, bujqësi, industrinë e veshjes, përpunimi i lëkurë- këpucëve, peshkimi, kultivimi i peshkut. Por përqendrimi më i madh është në industrinë e metaleve dhe në sektorin bankar. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se investimet e huaja direket vitin e kaluar arritën në 744.8 milionë euro.