Kanceri? I parandalueshem ne 50 te rasteve

Kanceri? I parandalueshem ne 50% te rasteve
Përparime të mëdha janë bërë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit ndërkohë që kërkimet për një kurë vazhdojnë. Sipas studiuesve të shëndetit publik në Saint Louis të shtetit Misuri, në 50 për qind të rasteve kjo sëmundje është e parandalueshme.

Jeta që zgjedhim

Në një artikull studimor botuar në revistën Science Transitional Medicine thuhet se shoqëria e ka tashmë informacionin e nevojëshëm për të parandaluar gjysmën e rasteve të kësaj sëmundjeje. Zgjedhjet që njeriu bën në stilin e jetesës luajnë rol të rëndësishëm në shkaktimin e kancerit – pirja e duhanit, dieta dhe ushtrimet fizike janë disa stile jetese.

Vesi i skeptikëve

Shumë vende kanë miratuar ligje e programe për ndalimin e duhanit në vendet publike ose për shkurajimin e pirjes së tij. Këto ligje e programe ka raste që nuk zbatohen, veçanërisht në vendet ku problemet politike, ekonomike e shoqërore janë më të shumta. Por ekzistojnë edhe pengesa të tjera; njerëzit janë skeptikë se kanceri mund të parandalohet; dhe shpesh merr vite që të mirat e kërkimeve mjekësore të shfaqen.

Në 30 %

të rasteve kur në trup na shfaqet tumor, përgjegjës është duhani. 75 në çdo njëqind pacientë me kancer në mushkëri mund ta kishin parandaluar atë vetëm duke eleminuar duhanin

Në 20 %

të rasteve kur në trup na shfaqet tumor, përgjegjës janë pesha e tepërt trupore dhe obesiteti. Studjuesit thonë se barra e kanceri mund të lehtësohet nga ndryshimi i sjelljes së individit dhe shoqërisë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama