Kanceri i gjirit-Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Donald Lu ne maratonen e 7 vjetorit

lu-DenaldTIRANË, 16 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka marrë pjesë në Maratonën kundër kancerit të gjirit që organizohet për të 7 vit në Tiranë.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Lu në një status të tij në Facebook bënte të ditur sot, se po merr pjesë në këtë maratonë kundër kancerit të gjirit, bashkë me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe një grup aktivistësh në këtë Maratonë.

"Ndodh tani: Ecja e 7-të Vjetore Kundër Kancerit të Gjirit sapo nisi në Parkun e Liqenit Artificial. Ambasadori Donald Lu, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, dhe Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj do të flasin pas ecjes. Mos harroni, shëndeti i gjirit varet nga ju - një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë jetën tuaj! Për më shumë informacion, klikoni në: https://goo.gl/KJXfDk", shkruan Donald Lu, ndërsa poston dhe një set fotosh pjesë nga aktiviteti në Liqenin Artificial të Tiranës.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama