Gjatësia, si një nga kriteret për t’u cilësuar femër e bukur, ndoshta nuk është diçka edhe aq pozitive. Një studim fundit ka gjetur lidhje me shtatlartësisë dhe mundësisë për t’u prekur nga kanceri i vezoreve. Sipas studimit të kryer nga Universiteti i Oksfordit, femrat e gjata janë më të rrezikuara nga kanceri i vezoreve se femrat shtatshkurtra. Studimi ka përfshirë rreth 100 mijë femra të diagnostikuara me kancer në vezore dhe ka dalë në përfundimin se për çdo 2 cm më shumë gjatësi trupore, rreziku rritet me 7 për qind.