Kapelet e kesaj vere? Ato te kashtes

Kapelet e kesaj vere? Ato te kashtes
E kërkuar…e kërkuar…e kërkuar për vite me radhë. Një herë e një kohë një aksesor i aristokratëve, sot e mbajnë të gjithë, me ndonjë ndryshim të vogël tek lloji. Kapelet e kashtës. Me ngjyra të njëtrajtshme, apo me shumë ngjyra. “Të stolisura” me lule, shirita, qëndisje, gurë, temina e çdo element zbukurues. Është gjithnjë në modë dhe nuk ka për të ‘perënduar” kurrë kapelja e kashtës, kjo veçanërisht gjatë stinës së verës. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe këtë vit, ajo që mbizotëron është kapelja e kashtës. Për këtë mjafton tu hedhësh një sy vitrinave të dyqaneve që shesin këto aksesorë dhe e kupton që kapelja e kashtës, ende mban vendin e parë në klafisikimin e kapeleve të verës.

Nga sheshet e Portofinos, nga ato të Kaprit, nga Sant Tropez, deri në Sardenja dhe nga Sardenja, në bregun tjetër të Adriatikut kapelet e kashtës kanë bërë tashmë xhiron e botës. E kërkuar këtë vit, dhe sipas tendencave do kërkohet edhe vitin tjetër, një herë e një kohë aksesor i aristokratëve, sot kapelja është ‘demokratizuar”.

Nga mbron nga dielli, është “chic”, elegante, një aksesor që përdoret nga të gjithë.

Por kapelja e kashtës, që të jetë e përshtatshme duhet të ketë disa cilësi, pasi jo të gjithëve mund tu rrijë mirë:

-kapelja duhet të jetë në harmoni me trupin

-në diell të nxehtë preferohen ato që kanë strehë sa më të gjerë

-nëse keni mundësi kombinojeni kapelen me aksesorët e tjerë të plazhit

-përshtateni kapelen me moshën tuaj, kapele të rafinuara për të rriturit, të “çmendura” nëse jeni të rinj dhe më modeste nëse i përkisni moshës së tretë.

3 sekretet që duhet të dimë para se të zgjedhim një kapele

Zakonisht të gjithë shkojmë në supërmarket, në dyqan, apo kudo që mund të blejmë kapelen  dhe thjesht vendosim një kapele në kokë. Shohim si dukemi në pasqyrë, dhe kaq. Por duhet të kuptojmë:

1. Çfarë lloj fytyre është fytyra jonë?

Kërkimet dhe bota e modës kanë treguar se kjo gjë është e rëndësishme. Disa kapele nuk shkojnë me forma të caktuara fytyrash. Përdor mendjen tënde për të vlerësuar nëse të shkon apo jo kapelja, ose kërko ndonjë këshillë miqsh.

2. Zgjidhe kapelen në bazë të stilit tënd të të veshurit

Kur hyni në një dyqan mund të jenë të pafundme ngjyrat dhe modelet. Kushedi sa herë na ndodh që të blejmë diçka vetëm e vetëm se na pëlqën ngjyra apo modeli, por në fakt ai nuk është stili ynë i të veshurit. Nëse blini diçka shumë të “guximshme”, mendoni nëse keni mundësi ta vishni, apo jo. Mos e ekzagjeroni, edhe kapelja duhet të jetë me stilin tuaj të të veshurit.

3. Përshtateni me ‘dimensionet” e trupit

Kjo do të thotë që dhe kapelja duhet përshtatur me dimensionet e trupit tuaj. Nëse jeni e shkurtër dhe e pakët në trup, nuk mund të vishni një kapele gjigande. Do rrezikonit të dukeshit sikur kishit humbur aty brenda.

Kujdes: Ju lutemi ti lexoni mirë këto 3 këshilla para se të blini kapelen e verës. Mund ti shpëtoni ndonjë lek portofolit tuajJ

Mos harroni që vera është stinë që ka shumë shpenzime.

Kapele meksikane

Edhe kapele të stërmëdha meksikane prej kashte në Tiranë, aq të ekzagjeruara në përmasa, saqë duken si të pamundura për t’u përdorur gjëkund tjetër, përveç pasarelave. Por për t’u mbrojtur nga dielli më të mira nuk ka, pasi me hijen e madhe që krijojnë mbrojnë nga koka te këmbët.

‘I marrin, i marrin! Adoleshentët. Çunat e vegjël. I kam shitur nja tre copë”, thotë shitësja Irma Çullahi.

Kapele meksikane – 1.800 lekë.

Kapele kashte të zakonshme   – 800-1000 lekë

Dhe nëse këtyre kapelve të kashtës ju shtonim dhe ndonjë ‘firmë” të stilistëve të njohur, atëherë 0 pas shifrave do të rriteshin në mënyrë marramendëse.  Në dyqanet ku shiten aksesorë plazhi që mbajnë firmën e stilistëve të njohur, largohesh sapo pyet. Çmimet kapin vlera mjaft të mëdha për portofolin e ne, shqiptarëve.

Një kapele që mban firmën “Roberto Cavalli”, kushton deri në 200 euro dhe kjo, edhe nëse ke mundësinë ta blesh, e ble gjithnjë me frikën nëse do jetë, apo jo origjinale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama