Kapen 2 ton hashash 8 ne pranga

Kapen 2 ton hashash, 8 ne pranga

Policia ka sekuestruar rreth 2 ton hashash që ishte planifikuar të trafikohej drejt Italisë. Lënda narkotike është kapur në dy operacione të ndryshme, një në Shën Vasil në Sarandë dhe një në Shën Jani në Nartë. Në operacionin e Shën Vasilit mësohet se janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa priten edhe të tjera arrestime. Në pranga kanë rënë P.Caushi, L.Gjika, V. Bodoj, D.Bodoj, B.Bodoj, G.Halili.

Mësohet se lënda narkotike kishte për destinacion shtetin fqinj Italinë dhe është gjetur në një furgon, ndërsa të arrestuarit po bëheshin gati për transportin e saj.

Policia ka sekuestruar një ton hashash gjithashtu dhe në Shën Jani dhe ka arrestuar dy persona. Operacioni për arrestimin e trafikantëve është kryer në orët e para të ditës së sotme. Përveç dy të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim dhe disa persona të tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama