Tjetër sasi droge me tonelata, destinacioni Italia, por vendnisja mbetet akoma një mister. Policia italiane ka ndjekur dhe ka kapur një gomone të ngarkuar me 1.5 ton marijuanë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ciro Marina.
Por trafikantët, pasi kanë vërejtur policinë që po i ndiqte, e kanë hedhur menjëherë drogën në bregdet dhe janë larguar duke hyrë në ujërat ndërkombëtare. Ky operacion u zhvillua nga Guardia di Finanza e Barit dhe e Tarantos.
Sipas policisë së vendit fqinj, droga e kapur kap vlerën rreth 10 milionë euro dhe sipas autoriteteve vendëse dyshohet të jetë sjellë nga Greqia ose Shqipëria.