Peshkatarët kapin një peshkaqen 5 metra të gjatë, që peshonte 4 kuintal. Specia e detit ra në rrjetat e peshkatores “Mario”, me kapiten Agron Demanin, në Sarandë. Ata ishin në gjuetinë e tyre të zakonshme në gjirin e Borshit, kur 100 metra larg bregut, në zonën e quajtur Grami, rrjetat e tyre u rënduan. Kjo ka tërhequr vëmendjen e peshkatarëve, të cilët vunë re se në rrjetë kishte rënë një peshkaqen. Sipas peshkatarëve, peshkaqeni ishte femër dhe se kur i hapën barkun, brenda saj ishte një tjetër peshkaqen i vogël. Ata e copëtuan peshkaqenin copë-copë dhe e shitën në nëpër disa lokale në qytetin e Sarandës.