Kapet peshkaqeni Pellumb ne ishullin e Sazanit

Kapet peshkaqeni Pëllumb në ishullin e Sazanit

“Kur doli rrjeta në sipërfaqe pas 30 minutash pame se kishte kapur një peshkaqen”, thanë peshkatarët ndërsa vijojnë se “me vështirësi të madhe e hodhëm në peshkarexhë e më pas me mjete rrethanore e vramë sepse peshkaqenët janë shumë të rrezikshëm”. Sipas tyre, peshkaqeni ishte 4 metra i gjatë dhe me një peshë prej 370 kg. Peshkaqeni i përkiste llojit "Pëllumb" dhe u kap në thellësinë 120 metra nën ujë. Gjatë viti 2008 peshkatarët kanë kapur 3 peshkaqen në det, më i madhi ka qenë rreth 500 kg. Për vitin 2009, ky është peshkaqeni i parë që u zu në gjirin e Vlorës, në afërsi të ishullit të Sazanit, në të njëjtën zonë ku janë kapur dhe  peshkaqenët e tjerë. Mishi i peshkaqenit do të shitet te lokalet më luksoze dhe më një çmim të kënaqshëm sepse mishi i këtij peshkaqeni është shumë i shijshëm dhe mjaft i kërkuar nga pronarët e lokaleve dhe hoteleve.

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama