Astronomët kanë zbuluar planetin e parë që vjen nga nje galaksi tjetër. Rezultati erdhi pas vëzhgimit dhe studimit të një grupi shkencëtarësh europiane me anë të një teleskopi 2.2 metra i vendosur në Kili. Zbulimi, që i referohet revista "Science" është i rëndësishëm për dy motive dhe sjell fakte shumë intriguese. Fillimisht pas vitesh kërkimi për planetet ekstrasolarë, që i përkisnin galaksive që nuk janë të Rrugës së Qumështit, ata u 'kapën'. Ndërkohë falë një sjelljeje ekstreme dhune të ishullit tonë diellor, në hapësirë është kryer një akt "kanibalizmi galaktik".