Pas mbërritjes në Bashkinë e Tiranës, kapiteni i kombëtares tonë, Lorik Cana ka marrë fjalën, më ç’rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme.
Ai foli pasi në emër të skuadrës mori edhe ‘Çelësin e Tiranës’.
Ishe kryetari i Tiranës Erijon Velija që i priti dhe nderoi djelmoshat tanë.
Kjo ndodhi për shkak të falënderimit pas paraqitjes fantastike të kuqezinjve në Francë.
“Ju falënderoj së pari për mbështetjen dhe pritjen. Ne e kemi një atdhe të gjithë. Se Tirana është shtëpia jonë dhe sa herë jemi këtu ndihemi mirë”, ka thënë Cana.