Ansi Agoli vlerësoi paraqitjen e Kombëtares në ndeshjen ndaj Francës, paçka se kuqezinjtë humbën me dy gola të pësuar më minutat shtesë.
Në një konferencë të shkurtër për mediat pas përfundimit të ndeshjes, Agolli u shfaq i përlotur kur tha se ndaj Francës duhet të kishin luajtur më ashpër.
"Pjesa e parë ishte e mirë. Në pjesën e dytë duhet të ishim treguar më të ashpër në mbulimin e kundërshtarit. Më vjen keq se kemi dhënë shumë në këtë ndeshje, por edhe fati dhe përqendrimi...",-tha Agolli për mikrofonin e "Supersport".
Agolli luajti si kapiten në këtë sfidë, pas dënimin me karton të kuq të Lorik Canës në ndeshjen e fundit me Zvicrën. "Më vjen keq se si humbëm, dy-tre minuta nga fundi. Nga nesër do të fillojmë të përgatitemi për Rumaninë, pse jo të marrim pikë",-tha ai.
Me fitoren e arritur këtë të mërkurë ndaj Shqipërisë, Franca siguroi kualifikimin për në turin tjetër, ndërsa kuqezinjtë kanë edhe një mundësi të fundit me ndeshjen e ardhshme ndaj Rumanisë.