Zlatan Ibrahimoviç është "problemi" më i madh për Italinë në vigjilje të sfidës sotme kundër Suedisë.
Kapiteni i të kaltërve, Xhanluixhi Bufon e njeh shumë mirë lojtarin, të cilin e ka patur shokë skuadre për dy sezone te Juventusi:
"Ibrës i druhemi, pasi është një kampion i madh që bën diferencën në çdo skuadër ku luan. Do jetë rreziku më i madh për ne, mirëpo, Suedia nuk është vetëm Zlatan, por në organikë ka shumë lojtarë të mirë dhe kurrsesi nuk duhet nënvlerësuar".
Më tej portieri shtoi: "Jemi në formë shumë të mirë, e kemi filluar këtë Europian në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të ruajmë këtë rendiment.
Sekreti i Italisë është grupi, pasi jemi të gjithë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe ndajmë një objektiv të përbashkët për të fituar".