Kapllanaj FSHF skandaloze Bylisi u rrezua per nje grusht

Kapllanaj: FSHF skandaloze, Bylisi u rrëzua për një grusht

Është i pezulluar për jetë se goditi zyr tarin e FSHF-së, Besnik Çela. Ai grusht rrëzoi edhe Bylisin në një kategori më poshtë.kapllanaj Besnik Kapllanaj thyen heshtjen pas shumë kohësh, sapo mësoi vendimin e Komisionit të Disiplinës pas sherrit skandaloz në Tirana-Partizani. Për aksionerin kryesor të klubit ballshiot u mor një vendim me dy standarde, i cili konfirmoi edhe një herë tjetër që rregullorja nuk interpretohet njësoj. Ai akuzon presidentin Duka, arbitrat dhe hedh dyshime te vendimet e Komisionit të Etikës...

Pse vendosët të flisni pas kaq kohësh?

Nuk kam dashur të flas. Sinqerisht. Por, kur mësova vendimin e Disiplinës pas sherrit në derbi u skandalizova. Si ka mundësi që ata goditën zyrtarët e klubeve dhe u dënuan aq pak, ndërsa unë përjetë dhe Bylisin e rrëzuan nga kategoria. Është ndryshim i madh. A jemi të barabartë para garës? Ai vendim e tregon qartë se si funksionojnë gjërat...

Ndryshimi është se ju goditët një zyrtar të FSHFsë...

Edhe? Nuk ishin edhe ata që u goditën në derbi zyrtarë futbolli?! Edhe nëse e marrim të mirëqenë që është më e rëndë kur godet një punonjës të Federatës, si ka mundë- si që dënimi ishte drastik për ne, kurse për drejtuesit e Tirana-Partizani aq i butë?! Nuk dua të merrem me individët, por me faktin që Federata dënon atë që ka dëshirë ajo. Vendoset çdo gjë nga Armand Duka.

Pse e lidhni çdo gjë me të. Mendoni se ndërhyn edhe në komisione?

Cilat komisione?! Anë- tarët mund të jenë persona të nderuar, por gjithçka e vendos presidenti i FSHFsë. Imagjino sikur ajo që ndodhi në derbi të kishte ndodhur në ndeshjen BylisTërbuni dhe të dyja ta kishin siguruar mbijetesën. Madje, sikur në fund të tabelës të ishte Tirana me Partizanin. Të jeni të bindur që do të na kishin rrëzuar nga kategoria. Për mendimin tim, është e kotë që të vazhdohet në këtë futboll. Madje, i kam kërkuar vëllait tim, që administron edhe klubin, që ta shkrijë fare.

Nuk iu duket vendim drastik?

Nuk ka asnjë vlerë që të vazhdohet. Armand Duka është një njeri i paskrupullt. I vendos fatet e sezonit që në fillim. Edhe në janar, ai i dha garanci vëllait tim se do kishte garë të ndershme. I thashë që të mos e besonte, por vendosëm të investojmë. Kemi afruar futbollistë shumë cilë- sorë. Më vjen keq që kemi kaq vite që hedhim shumë para te Bylisi, krijojmë ekip dinjitoz dhe gjithë puna e bërë hidhet poshtë nga presidenti i Federatës. Më mirë të mos kemi ekip fare. Të investojmë në ndonjë sport tjetër.

Po ku e bazoni të gjithë këtë mllef ndaj Dukës?

Unë mendoj që ajo që i është bërë Bylisit, është vënë re nga të gjithë. E kanë parë se çfarë na kanë bërë arbitrat. Po iu tregoj një detaj. Ndeshja Bylis-Vllaznia u konsiderua si duel mbijetese dhe me të drejtë. Federata vendosi që të sjellë një arbitër të FIFA-s, Enea Jorgjin. Më pas, ishte ndeshja midis Laçit dhe Vllaznisë, gjithashtu duel direkt për mbijetesën. Këtë herë Federata dërgoi një gjyqtar si Olsi Sokoli. Si ka mundësi me dy standarde? Çfarë justifikimi ka kjo? Ndërkohë, para ndeshjes me Vllazninë, neve na pezulluan me kartonë edhe pesë futbollistë. Gjithçka e mirorganizuar.

Gjithsesi, ju jeni një klub i dënuar edhe nga Etika për ndeshjen kundër Tërbunit...

Shumë mirë që e kujtoni si rast. Po, meqë kjo Etika merret me ndeshje të tilla, si ka mundësi që nuk e ka marrë fare në konsideratë Skënderbeu-Laçi 6-1?! E pa e gjithë bota se çfarë u bë atje. Pse nuk merr as ndeshjet e Kupës midis Skënderbeut dhe Laçit?! Të paktën t'i marrë sa për formalitet, por nuk guxon. Pra, sërish tregohet qartë që edhe ky Komision është i urdhëruar nga Duka dhe vendos për klubet dhe ndeshjet që do ai.

A nuk i druheni faktit që këto akuza tuajat mund të ndikojnë negativisht te ju, apo Bylisi?

Bylisi do mbetet një klub me njollë për Federatën dhe presidentin e saj. Sa herë që ne investojmë shumë para nga bizneset dhe familja jonë, ndërtojmë ekip cilësor, paracaktohet fati i sezonit. Pra, ne paguajmë kot. Më vjen keq edhe për vëllanë, i cili është munduar të ruajë edhe qetësinë e tifozëve. Ata janë shumë të acaruar se i shikojnë padrejtësitë e mëdha që na bëhen, por gjithnjë jemi munduar të ruajmë "fairplay"-n. Nuk ka ndodhur asnjë incident që prej asaj me Besnik Çelën. Madje, edhe ajo u fry shumë nga Federata, vetëm për të na rrëzuar ne.

Jeni ende në garë për mbijetesën.U dorëzuat që tani?

Ka marrë fund çdo gjë. Arbitrat paracaktohen dhe vijnë me misione. Ka disa klube që i vendosin vetë arbitrat që do kenë në ndeshjet e tyre. Nuk ka më garë. Çdo gjë është e kotë. Nuk ia vlen më të investohet. I kam kërkuar vëllait tim, Agroni, që ta shkrijë ekipin. Unë jam aksioneri kryesor me 75%, por nuk ia vlen që ai të administrojë me ndershmëri dhe me shpenzime të mëdha një klub që e rrëzojnë të tjerët. Ka marrë fund...

Intervistoi: Fation Shehu


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama