Kapshtice pala greke kthen ne kufi emigrantet shqiptar

Kapshtice, pala greke kthen ne kufi emigrantet shqiptar

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kapshticës kanë kthyer dhjetra emigrantë shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Sipas emigrantëve pala greke u kërkon atyre një garanci prej 3000 deri në 5000 euro për të lejuar kalimin e tyre në tokën greke. Emigrantët e cilësojnë situatën të pajustifikueshmë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar, pasi autoritetet greke po shkelin rregullat e liberalizimit të vizave.

 

Ndërkohë që autoritetet shqiptarë në pikën doganore të Kapshticës kanë deklaruar se ditën e djeshme janë nuk janë lejuar të kalojnë rreth 70 persona të cilëvë u është kërkuar garancia. Autoritet doganore shqiptare kanë zhvilluar një takim me homologët e tyre grek dhe shprehen të sigurtë se nuk do të ketë sërish kthime në kufi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama