SYTE E ZINJ
Ngjyra e syve tuaj, ju bën që të jeni gjithnjë njerëz seriozë dhe që gjërat t’i bëni me pjekuri. Gjithnjë përtej shikimit të personave që kanë sy të zinj fshihet një mister i trashëguar.
SYTE KAFE
Sytë kafe janë mjaft ekspresivë dhe dëshmojnë për aftësi mbi mesataren dhe janë mjaft te talentuar. Zakonisht ata janë njerëz këmbëngulës dhe kërkues ndaj vartësve, kjo për shkak te hijes së rëndë.
SYTE DYNGJYRESH
Janë sytë më tërheqës dhe bindës, në raste të veçantë zotërojnë pushtetin e hipnotizimit të personave të tjerë. Konsiderohen shumë terheqes, janë mjaft ekzotikë. Shprehin vetëbesim dhe dëshmojnë krenari.
SYTE GESHTENJE
Dëshmojnë se individi është zot i fjalës dhe se meriton t’i zihet besë. Sa më e mbyllur të jetë ngjyra aq më shumë ato rrezatojnë sensualitet. E meta kryesore është se flasin shumë për vetveten.
SYTE E KALTER
Shprehin kthjelltësinë e cila nënk upton romantizmin dhe feminilitetin tuaj. Ndoshta nuk duhet të imagjinojnë princin e ardhshëm, por duhet të lëvizin nga vendi dhe të jenë në kërkim të tij.
SYTE E GJELBER
Shumica e njerëzve me sy te gjel bër, konsiderohen mjaft të urtë dhe te bindur. Këta njerëz dinë te sillen dhe respektojnë të tjerët, por në raste të veçanta kur u shkelet në kallo nuk ngurojnë te bëhen mjaft agresivë
Një kuriozitet interesant
Meshkujt me sy të kaltër i duan më shumë femrat me sy të zinj për faktin se ngjyra e syve u tregon nëse partnerja është besinke. Para se të kërkoni dëshminë e atësisë, shikoni së pari se çfarë ngjyre të syve ka fëmija juaj. Kështu, së paku, këshillon Bruno Leng dhe kolegët e tij të universitetit Tromso. Sipas zakoneve të gjenetikës dy prindër me sy të kaltër gjithmonë do të kenë po femijë me sy të kalter, që do të thotë se mashkulli me sy të kaltër mund të jetë i sigurt që gruaja e tij sykaltër e ka tradhëtuar nëse i del fëmija me sy ngjyrë kafe,- pohojne këta shkencëtarë. Meshkujt me sy të kaltër kanë mësuar të dallojnë sjelljet trupore që do t’u lehtësojnë njohjen e pasardhësve të tyre, thonë shkencëtarët. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 88 meshkuj.
Ata kanë vlerësuar tërheqjen e modeleve në fotografitë të cilat kanë qenë të riperpunuara, prandaj gjysma e fytyrave të grave kanë qenë me sy të kaltër dhe gjysma tjetër me ngjyrë kafe. Meshkujt sykaltër me dëshirë kanë zgjedhur femrat sykaltra. E meshkujt me ngjyrë kafe, të cilet sipas kësaj teorie nuk mund të jenë të sigurt për teorinë e atësisë së tyre vetëm në bazë të ngjyrës së syve të fëmijës, nuk janë brengosur shumë pë ngjyrën e syve të femrës në fotografitë e shfaqura. Në një studim tjetër shkencëtarët kanë pyetur 443 persona të rritur të dy gjinive për ngjyrën e syve të partnerit të tyre. Edhe në këtë hulumtim shumica e meshkujve sykaltër kanë pasur partneret e tyre po me sy te kaltër.
Bluetooth