Në mesin viktimave të masakrës në revistën 'Charlie Hebdo' është dhe shefi i saj, Stephane Charbonnier, karikaturist i njohur politik, lindur në 1967. Ai edhe në të kaluarën është kërcënuar disa herë për karikaturat e profetit Muhamedit, e madje për shumë kohë është marrë në mbrojtje të policisë. Si për ironi të fatit, në numrin e sotëm Stephane Charbonnier kishte botuar një karikaturë të re me titull provokues “Ende nuk ka sulm në Francë". Aty është portretizuar një terrorist islamik, me mjekër dhe më një mitaloz, e ndërsa “përgjigjia” e tij është :“Prit! Ne kemi kohë deri në fund të janarit.”
Revista “Charlie Hebdo” u bë legjendë e deklaratave fyese e ironike në Francë, pasi ndërmori disa hapa tepër provokues e që godisnin Islamin. Në këtë sulm humbën jetën dhe tre nga karikaturistët më të njohur: Cabu, Tignous dhe Georges Wolinski.