Sulmuesi francez, Karim Benzema, mendon se racizmi në Francë ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm mbi vendimin që trajneri Didier Deshamp mori për ta lënë jashtë Euro 2016.
"A është racist siç thotë Kantona? Jo, nuk e besoj. Por ai iu nënshtrua presionit të një pjese raciste të Francës. Duhet ta dini që në Francë, partia ekstremiste arrit deri në raundin e dytë në zgjedhjet e fundit. Nuk di të them për momentin nëse ishte një vendim i marrë vetëm nga Didier, pasi kam punuar mirë me të dhe presidentin e Federatës. Unë nuk kam probleme me askënd", tha futbollisti.
"Duan që të bëjnë të duket sikur jam një person që gjeneron probleme, që kërkon histori, që nuk është asnjëherë i lumtur... Kjo nuk është e vërtetë. Kam më shumë se 40 milion fansa në rrjetet sociale dhe thonë që njerëzit nuk më duan. Kjo është qesharake", tha Benzema, i cili deklaroi se do të vazhdonte të luante me Francën nëse do të ftohej në të ardhmen.