Karl Patsch Shenjat e Lumnise ne veri

Karl Patsch Shenjat e Lumnise ne veri
Në verën e vitit 1923, Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, një ndër historianët, që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare në atë vit është gjendur në Tiranë dhe sipas gazetës :”Shtypi”, ai është personalisht ka kontribuar mjaftë për organizmin e Muzeut Kombëtar. Duke ju referuar kësaj ngjarje siç ishte ngritja  e Muzeut Kombëtar, Patsch ka dhënë për reporterin   e gazetës një intervistë ku historiani i njohur sjell fakte dhe dokumente të reja për historinë e këtij vendi. Patsch shprehet për të kaluarën e lashtë dhe shumë të ndryshme .Gazeta :”Shtypi” e  Diel 3 qershor 1923 .Muzeu kombëtar . Karl Patsch e ka vizituar vendin tonë herët. Ai ka shkruar edhe libra

 

 Bisedim me  Z. Karl Patsch .

z. Doktor Karl Patsch profesor i Universitetit të Vjenës që gjindet përkohësisht ndër ne për organizmin e muzeut, sado që është tepër i zënë me punë e mundohet nate e dite na bëni nderin te na dëftonte  ne një bisedim te gjate,programet e Muzeut Kombëtar.

Profesor Patsch me atë mirësi që i dallon njerëzit e naltë, na thanë ndërmjet të tjerave .

 

Shenjat e Lumnisë në Veri

 

Shqipëria ka pas kohë të kalueme, shumë të lashtë e shumë të ndryshme. Shenjat e kësaj janë ruajt edhe sot shifen andej- këtej mbi tokë ,nën tokë ,sikurse na tregojnë shumë gjetje të çmueshme. Krejt rrethi i Shkodrës dhe ana e lindjes së liqenit  të saj ka vorre e kështjella prej kohës thrako-iliriane .Shumë më për kulturën janë gjetjet  afër qytezës Kalaja e Dalmacisë .Shka mund të gjenden ndër vorre na tregojnë rrënimet e banuara prej Dom Ndre Mjedes .të këtij miku të kuptueshëm vjetërsish. Në kështjellën e Shkodrës janë gjet copa muresh prej kohës kur këtu sundojshin mbretërit ilirë e më vonë romakët . Muret e reja të kështjellës me prygjet e tyre janë prej kohës së Venedikut e kanë qëndruar kundër luftimeve të osmanëvet në shekullin XV. Grykat e puseve që gjinden sot në disa shtëpia private të qytetit  janë prej kësaj kohe. Pasurinë e kishave të Shkosrqa së atëhershme e dëshmojnë rrënimet e sotme ashtu edhe Kisha e Madhe e  kështjellat dhe kishë e Zojës së Shën Vlashit në kështjellë. Si në Shkodër ashtu edhe ndër viset e tjera shofim shenjat e kulturës  së Shqipërisë si rrënimet e kishave në shekujt byzantin, romak, e gotik. Një kuvend Bendiktinësh shumë i rëndësishëm kje Shën Sergit afër Bunës, ku gjindej një vend tregtie shumë në zë me tragetarë prej të gjitha anët e botës .

Sot na dëshmojnë këtë madhëri vetëm disa rrënime muresh në katundin e Shirqit, këto rrënime  kanë kaq rëndësi të madhe ,sidomos shkrimet gjinden ndër to sa që Qeveria Shqiptare  do të shpenzonte shumë e sa më parë të mirrte masat e duhura për rojën e tyre, përpara se ti përpijë Buna.

Në Lesh ku vdiq e u vorrue Skënderbeu shifen ende sot  rrënimet e mureve të qytetit të cilat në një kohë rrethojshin qytetin grek e mbi qytet  Mali i Shelbuemit, janë gjetur themelet e Arkolissos ku Dionisi i Sirakuzës kishte kryevendin e sundimit të tij  në Adriatik . Kah veriu i Lezhës në fushën e Giadrit afër katundit Vig shef rrënimet enjë kështjelle romak. Kah jugu i Lezhës At Shtjefën Gjecovi  një rrëmimtar i vlefshëm vjetërsish  gjeti një vend të kohës  të kohës romake ku qiti në shesh prej vorresh armë, e sende,Stolisje shumë interesante.

Rëndësia e Durrësit
Kështjella e Petrelës afër Tiranës dhe katundit Prezë kanë qenë qendra ushtarake në kohë të ndryshme .Por një rëndësi të posaçme ka qyteti i Durrësit ,për të cilin flasin monumente të çdo kohe . Mjerisht shumë ndër to janë qit jashtë vendit .Shqiptari po të dojë të studioi historinë e vendit të vetë do të shkojë përjashta. Lumtësisht toka e Durrësit  është e pasur me vjetërsira  e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike . Përshëmbull ndër këto ledhe është ruajt ende sot një nënshkrim i shek XIII, qindra vjetet me të cilat tregohen veprat e mëdhaja të Perandorit grek Thedorit . Sesa visare të çmueshme të tregojnë  gjithë Sekretarit të Ministrisë së Brendshme Reuf Fico,kryetarit bashki Durrës Kost Paftali  .Si një dëshmi e këtyre visareve të çmueshme ashtë një gjetje e bomë në kohë të luftës prej austriakëve të cilët tu punue një llogore në vitin 1918 ndeshën në veri të Durrësit ,5m nën tokë  një mozaik shumë të rrallë me vizatime shumë të bukura , me ngjyra të çmueshme e me punim shumë të hollë . Në këtë mozaik u vu re një kokë shumë  e bukur gruaje .Ky mozaik ashtë për Shqipërinë një visar ari e diturie . Vetëm rrënimi i këtij mozaiku ku padyshim do të gjendet edhe një shtëpi  ka me sjellë vërejtjet e botës së qytetëruar

Sesa e pasur është Shqipëria në vjetërsi  një rrënim tjetër që është kroni i arkeologjisë botërore  . Ky është katundi i sotëm Pojan i cili është ndërtua mbi rrënimet e qytetit  të pasur universitar e tregtar Apolonia .Tash e sa vjet toka që toka e Pojanit  ashtë tue na dhanë shenja të kulturës së moçme  .Shumë gjetje të tija  janë përdorur prej popullit  për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe  e qenë shpërngulur për në Fier ,Berat ,Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve .Në këto monumente  si statutja, relieve ,copa arkitekture ,nën shkrime ,gjinden sende të çmueshme ,hartë e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohën e motcme  .Kishte qenë me shkruhem libra më pas për monumentet të gjitha vendet e Shqipërisë ,ku gjenden vjet si .Po përmendim vetëm qytetin e motshëm Oricum .Në jug të Grykës së Vlorës  në katundin Plocë në rrëzë të malit Kud(Kudhës) ku kje qyteti i moçëm Amantia ,ku u gjetë një kokë mermeri të Lekës së Madhe  .Në         Plloçë u gjetën rrënimet e një kishe monumentale shumë të bukur e të çmueshme për hartë e stoli prej kohës së Perandorit Juastinian, e cila më pas me rrëmue kishin dalë monumente me një rëndësi të madhe historike

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama