Ekspertet thone se karota e fresket eshte zgjidhja e gjetur per nje lekure te shendetshme, terheqese, nese ne meny gjendet te pakten pese here na jave. Me e mira eshte qe te konsumohet si shtese e drekes, darkes ose si shujte e vogel e ndare, gjate dites. Kete duhet pasur ne mendje sepse beta-karoteni suksesshem mbron lekuren nga ndikimet agresive te jashtme, sic jane dielli, era, temperaturat e uleta dhe te larta, duke e bere ate te lagesht dhe te lemuar.
Marrja e rregullt e beta-karotenit ne ushqim per vite me radhe, mund te mbroje ne mase te madhe funksionin e kujteses se trurit dhe te mesimit, kane deklaruar shkencetaret nga Bostoni. Ne fakt, me marrjen e beta-karotenit, qe me se shumti gjendet ne karote, parandalohet humbja e kujteses, e cila me vone me se shpeshti con ne semundjen e Alzheimerit dhe formave te tjera te cmendurise. Beta-karoten eshte nje vitamine antioxidante, qe pengon shkaterrimin e molekulave te rendesishme ne trup dhe e shnderron ushqimin ne energji. Nutricionistet keshillojne te hahet me ndonje forme yndyre, por ne sasi te vogla, duke pasur parasysh se karoteni shkrihet ne yndyre.
Vitamina A eshte e rendesishme per mukoze te shendetshme, shikim te mire, imunitet dhe zemer te forte. Ka efekt te dobishem edhe ne punen e melcise. Karota eshte e pasur me vitaminat PP, D, E, H, sidomos me vitaminat B1, B2, B5 dhe B6. Por, per dallim nga perimet e tjera, permban shume pak vitamine C. Ajo eshte gjithashtu e pasur me minerale, kalium, kalcium, jod, zink, kobalt, si dhe me pektine dhe vajra eterike, per shkak te te cilave u rekomandohet vecanerisht femijeve per te nxitur zhvillimin fizik, forcimin e eshtrave dhe per te rritur rezistencen ndaj infeksioneve te te rinjte, rekonvaleshentet, te moshuarit dhe grate shtatzena.
Ata qe nuk jane adhurues te karotes se fresket mund ta ziejne edhe ne avull. E pergatitur keshtu permban shumicen e perberesve te dobishem te cilet organizmi mund t’i shfrytezoje si nje miniere e substancave ushqyese. E perderisa konsumohet e zier, duhet t’i hidhet vaj ulliri i kulluar i ftohte, per shkak te shkrirjes se lehte te karotenit.
Lengu nga karota po ashtu paraqet nje eliksir te cmuar per tere organizmin. Ruan nervat nga rraskapitja dhe u rekomandohet njerezve, sistemi nervor i te cileve shfrytezohet jashte mases, sic jane menaxheret, personat me pergjegjesi te larte, intelektualet dhe njerezit me profesione krejtesisht te zakonshme te shqetesuar per mbijetesen e tyre. Lengu i fresket normalizon edhe peshen e trupit dhe zvogelon lodhjen e muskulit te zemres. Eshte mjet efikas edhe kunder semundjeve te shkaktuara nga crregullimi i kembimit te mineraleve ne organizem, sic eshte poli-artritisi.
Duke pertypur karoten zvogelohet numri i mikroorganizmave ne zgavren e gojes, ndersa mjekesia popullore e rekomandon futjen e pikave te lengut ne vrimat e hundes ne fazen fillestare te etheve dhe infeksione te tjera. Ne rast te anemise, karota ne nja afat rekord permireson pasqyren e gjakut. Ndihmon edhe per te sheruar ulcerat, ndersa shkencetaret britanike dhe daneze pohojne se perberesit ne karote zvogelojne per nje te treten rrezikun nga zhvillimi i kancerit.