Karriere apo femije? Karriere

Karriere apo femije? Karriere
Nëse jeni një femër në karrierë dhe kërkoni sukses, atëherë kërkohet një strategji: të heqësh dorë nga përgjegjësitë që nuk kanë të bëjnë me punën. Kjo është mënyra që zgjedhin femrat për të arritur sukses, për të ecur lart e më lart. Pikërisht këto zgjedhje kanë bërë që numri i aborteve në vendin tonë të rritet ndjeshëm. Raporti i USAID-it është i frikshëm.

Në 1000 lindje të gjalla numërohen 230 aborte. Ndërsa në vende të tjera evropiane, po në këtë shifër llogariten 28 aborte. Diferenca është e dukshme. Femrat abortojnë për shkak të karrierës, gjendje së vështirë ekonomike, por nuk mungojnë rastet kur aborti kryhet për shkak të preferencave. Shqiptarët duan sa më shumë djem.

Një tjetër gjë që vihet re është se pacientët në një pjesë të konsiderueshme të rasteve i japin para nën dorë mjekut për të shmangur faturën e spitalit, e cila duket se rëndon në xhepat qytetarëve. Partnerët janë ata që u kërkojnë femrave të abortojnë, ata shkojnë më tej, duke i nxitur që të mos përdorin kontraceptivë.

Arian Boci koordinatori i studimit thotë se ka vënë re që gratë kishin akoma frikë për të përdorur metodat e kontraceptive. Sipas tij kostoja ishte një tjetër element. Ne këtë studim u pa se mjekët kërkonin shumë ekografi dhe vizita pasuese për abortin, apo fillimin e metodave kontraceptive, më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH. Detyrimisht që këto vizita pasuese apo ekografi më shumë se normat e rekomanduara nga OBSH, rrisin koston e metodave të planifikimit familjar.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama