Kartat telefonike regjistrimi deri ne 15 maj

Kartat telefonike, regjistrimi deri ne 15 maj

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shtyn afatin e regjistrimit të numrave telefonik celularë i cili ishte përcaktuar me datë 6 mars. Përmes një njoftimi AKEP vë në dijeni se në vijim të masave për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular, u ka kërkuar katër operatorëve celularë që deri me 15 maj të përfundojë edhe regjistrimi i individual i çdo përdoruesi. Të gjithë numrat celularë të ndërmarrjeve, institucioneve apo grupeve të tjera duhet të regjistrohen në emër të përdoruesve individual.

 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar që në muajin shkurt se të gjithë pjesëtarët e grupeve me mbi 20 numra celularë duhet të paraqiten pranë kompanive për të bërë regjistrimin në emrin e secilit abonent. AKEP i ka kërkuar të katër operatorëve celularë që duke filluar nga data 22 Shkurt, të njoftojnë nëpërmjet një mesazhi të unifikuar të gjithë ata pajtimtarë të grupeve që rezultojnë nën një emër të vetëm të paraqiten pranë pikave të autorizuara për ri-regjistrimin e tyre individual. Në rast të mos paraqitjes së pajtimtarit për regjistrimin e ri, numri i telefonit do të bllokohet deri në kryerjen e regjistrimit. Kjo masë e AKEP erdhi pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme, për shkak të problematikës së krijuar kohët e fundit në rendin publik nga përdorimi i aparateve celulare për shpërthimet e telekomanduara. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama