Banka Qendrore Euorpiane ka vendosur të hedhë në treg një prerje të re të kartëmonedhës 20 euro dhe shkak është bërë falsifikimi masiv që i është kësaj prerjeje.
Sipas studimeve të BQE-së bazuar në raportet e strukturave të sigurisë në Europë, kartëmonedha 20 euro është prerja që falsifikohet më shumë dhe lehtësisht.
Duke i shtuar elementë të rinj sigurie, BQE-ja do të hedhë në treg më 15 nëntor të këtij viti prerjen e re, ndërkohë do të tërheqë atë të vjetrën.
Në prerjen e re janë shtuar elementet e sigurisë, pasi hetimet e policive europiane dhe anti-krimit ekonomik kanë treguar se kjo është prerja më e falsifikuar në treg.
Prerjet prej 20 eurosh janë të tretat që i nënshtrohen ndryshimeve. Më herët ndryshime kanë pësuar prerjet 5 dhe 10, të emetuara respektivisht në maj të 2013 dhe shtator të 2014.
BQE-ja njoftoi se edhe prerjeve 50, 100, 200 dhe 500 euro do t’i shtohen elemtë sigurie në të ardhmen.