Ledian Memushajt i kanë mjaftuar 90 minuta për të ndryshuar vlerën e kartonit.
Paraqitja mjaft pozitive kundër Francës, ka ndikuar në vetëm 24 orë për çmimin e tij në tregun europian, me një rritje të konsiderueshme.
Saktësisht, kartoni i tij, që është në pronësi të Peskarës, vlerësohej me 1 milionë euro, në fillim të kampionatit Europian.
Ndërkohë, vetëm një ditë pas ndeshjes kundër Francës, "transfermarkt" njofton se ai tashmë vlen plot 600 mijë euro më tepër.
Në edicionin e ardhshëm Memushaj do luajë në Serinë A me Peskarën, por nuk do ishte çudi që të ketë interes të madh edhe nga klube të tjera prestigjioze.