Ende e pa kaluar përmes përkushtimit unifikues të distribucionit të madh dhe radiografisë së thellë të mendimit kritik, ende e pa përmbledhur në një korpus me veshje të dlirtë, akt i lartësimit në olimpin letrar botëror, ajo që kristalizon një autor në librari, e përhap në raftet publike dhe private të t'gjithë botës por nuk influencon mbi forcën e tërheqjes që ushtron në duart e lexuesit.
Prapëseprapë itinerari poetik i Merinit, që nuk nis dje, është një shkulm vullkanik që zgjat dekada me fat alternues që kur, shtatëmbëdhjetëvjeçare, publikon poezitë e saj të para.S'do jetë mund i lehtë, për kritikët, të rigrupojnë përmbledhjet e saj, të gjejnë karaktere dalluese për çdo grup, të lidhin veprat me peripecitë e jetës së saj dhe të ekzaminojnë influencat letrare tek të cilat është varur.
Kjo sepse Merini, krejt e ushqyer me art, ka sublimuar rregullisht realitetin e saj, duke ja asimiluar të vërtetës së artit dhe duke arnuar dialogje të një esence të thellë me personazhe të jetës reale, pranë saj, aq sa edhe format abstrakte të artit që ka përvetësuar.
Nuk ka një evoluim shprehës të dukshëm në historinë e prodhimtarisë së saj poetike.
Stili qetësisht bisedor shkëputet krejt nga proza mbi krahët e një prirje impresionuese dhe natyrale tek metafora dhe një muzikaliteti që mbart më mirë mesazhin se sa ndërton shtratin ku ky vendoset.
Është një muzikalitet që shekuj poezie italiane e kanë mbështetur mbi pasurinë ritmike të׃ endecasillabi, që Merini përdor me një natyrshmëri unike, të afta këto të krijojnë pushime dhe përshpejtime dhe të gdhenden në kujtesë edhe në mungesë totale rimash dhe asonancash.
Dhe, para se struktura e komponimit të bëhet tepër e skuadruar, iper-statike, ndërmjetëson vargje thjeshtimi, të shkurtra në reflektim o në rikoshet, ose vargje të gjata të përbëra nga më shumë vargje të shkurtra në numër, me rrokje të pabarabarta, që modulojnë tensionin shprehës.
E gjitha përbëhet me natyrshmëri ekstreme, në një harmoni të lehtë dhe lehtësisht imperfekte, të një imperfeksioni të vërtetë si shpirti dhe si keqardhja.
Janë kryesisht biseda në vetën e parë poezitë e Merinit, drejtuar një vete tjetër, që mundojnë dimensionin e unit psikologjik dhe abdikojnë të afirmojnë qendroren e një uni mitik o legjendar, duke harmonizuar kështu me përhapjen universale nga Vetja tek të tjerët, o me të njëjtën istropi të universit, ku çdo trup është qendër dhe është i bashkuar me gjithë të tjerët nga një moto që i ikën kaosit, duke bërë të parashikueshme distancat dhe të vrojtueshëm çdo bashkëveprim.
Nuk është, poezia e Merinit, një gërmim i vuajtur në shpirtin njerëzor apo një zbulesë e Fjalës, por më tepër është një udhëtim i ndriçuar mes forcave tërheqëse dhe shtytëse, pre-ekzistuese, të përhershme dhe rezistuese ndaj çdo vëzhgimi invaziv, është një rikumbim i fazave të frymëmarrjes universale që bashkojnë ligjet e universit dhe të atomit, që lidhin Zotin me çdo krijesë.
Në Taranto, vendi ku ka jetuar do vjet Merini, e kujtojnë si një grua të mjerë, sepse pa përmbajtje, ajo, manifestonte shqetësime e pazakonshmëri.
Asgjë e pazakontë në këtë, asgjë për t'u shqetësuar׃ një Poet i madh është një njeri i përçmuar, me serbator përherë në rezervë, që ushqehet me ushqim të freskët (nëse e gjen) dhe nuk nxjerr përfitim nga trafiku i produkteve të ngrira keq apo të ruajtura keq.
Përjetësisht e pazonja të mbronte veten, deri në pikën sa të mos mundte të ndalonte që t'i merrnin fëmijët sepse e deklaruar e paaftë t'i rriste, dinte të tregonte dhëmbët dhe të shpërthente me irë në vargje kur ishte pikërisht poezia ajo që sulmohej dhe fyhej׃ nuk shkarkoj angullima por gjëmima natyre, ato që për mijëvjeçarë kanë penguar irën e Zotit kundër teprisë njerëzore.
Teksa ne fundosim Vetet tona në biseda të copëtuara, në teposhtë deri në një fund të paarritshëm, ku gjithçka do mbulohet nga pluhuri, Alda Merini është e dallueshme në çdo poezi të sajën ashtu siç është universi nga çdo pikë e tij.
Nëse është e mundur ti jepet termi "universale" një domethënieje, do themi që Ajo është në çdo poezi tonën, e që në një Univers të tillë le të bëjë pjesë!
Nga "Laraska grabiqare"
Fort i deshta do dashnorë t'ëmbël
pa dit' kurrë asgjë ato.
E mbi këta arnova rrjeta merimangash
dhe isha pre e materies time.
Në mua shpirti kishte do kurvëri
të engjëllores të gjakpirëses e të hipokrites.
Shumë i dhanë një emër mënyrës time të jetesës
dhe isha sak një histerike.
Nga "Moçali i Manganellit"
Për ty, Giorgio,
bufon i njohur i fjalës,
skica ime e errët ,
dashuria ime e pathyeshme,
kam ikur, pavarësisht teje,
ndonëse më ke burgosur
në njelmin
e gjuhës tënde.
Ti, më e para dashuria ime
ke pasur njerëzi
për fatin tim mizor,
ti më ke marrë një ditë
mbi bar, në pikën e diellit,
perlën e rinisë time.
Sa bukur ishte, i dashur,
të t' ndjeja të rremë.
Dhe ti që s'doje.
Ti, për të cilin isha
Beatriçja e vuajtur e hijeve.
Por s'ishe ti që më kishe
ishte psikanaliza.
Dhe në fund, Giorgio,
kam pësuar gjithmonë
atë që t'kam bërë t'pësosh.
Nga "Poezi per Marinën"
Sa e kuptoj seksin
Dhe mendoj për të gjitha baqthet e hapura
por të papërlyera që si çelen acarit,
do mbytja turpin e vargjeve
për t'mos i parë kurrë të përgjaken.
Përkundrazi burri yt të hap e të rimbyll
Si një libër që s'di të lexojë
Dhe se zbulon fjalën dashuri.
Ditëlindje
e ditëve që vijnë, të zbrazta
si bukuria jote
nuk do të fyhet kurrë besoj unë
nga vulgariteti i errët i kohës
dhe nga ajo ndroja majmunore
që frymon poetin.
Përpara të kalojnë Kukulla
njerëz që lypin veç një ideal
që s'kanë njohur.
Mes turmës ti vetëm s'ekziston.
Fletë poezie
Këto fletë poezie unë do t'i humb
e alarmuar prej zhurmës së parë
s'do mund t'ja dorëzoj plakut
që ka njëmijë, dymijë oda.
Këto fletë poezie unë do ti humb
duke i kaluar dorë më dorë
si drogë për të gjithë.
Këto fletë poezie unë do ti rigjej
të shtypura brenda një puthje.
Pastaj jam larguar prej tokës
kam banuar në shtëpitë e poetëve
kisha çelësat e të gjithë këtyre personave të mëdhenj
që herë pas here qanin në tryezën time të shkrimit.
Mund të t'them emrat e tyre
mund të t'them historitë e tyre
por ti për trupat e tyre s'ke qenë xheloz
por për emrat e tyre.
Me këto emra ata kanë hapur
kasafortën time prej gruaje
e më kanë vjedhur, është e vërtetë,
kam patur duar grabitqare mbi mua׃
kur t' jam prezantuar
isha aq e virgjër, aq e lakuriqtë
dhe ti as që e ke vënë re
që asnjeri s'më kishte prishur.
Ky është misteri i gruas,
të kalojë mbi kampe beteje
dhe të gjendet e rrethuar nga njëmijë të vdekur
që ajo si ka vrarë.
Kanë vdekur të gjithë
sepse donin të preknin lumturinë
dhe ky është krim,
është si të duash të vesh një gisht në zemrën e Zotit.
Por po ikën,
Po ikën sepse më do
e nuk do doje të shihje kurrë
kufomën tënde të shtangur mbi një shtrat
që m'akuzon prej vitesh.
Përktheu nga italishtja: Eliana El"Po
Titull redaksional
Marrë nga poezia e autores, me titull "Fletë poezie", vargu i 19-të
Rrezeart Galica, ekspozitë personale në Muzeun Kombëtar
Sot, ora 16.00, në Muzeun Historik Kombëtar hapet ekspozita multimediale e artistit nga Prishtina Rrezeart Galica. Nën titullin "Para Fillimit", në të prezantohen 26 punë, kryesisht fotografi dhe grafika dixhitale.
Galica i ndan punët e tij në dy cikle, në "Art të Revoltës" dhe "Art të Punuar Çlirët", një kategorizim sipas tematikës dhe metodave profesionale që ai ka ndjekur.
Gazeta Shekulli