Pyjet e Tepelenës po bien çdo ditë pre e prerjes ilegale të drurëve nga persona të paautorizuar që rendin vetëm pas përfitimit material pa menduar aspak për demin mjedisor që shkaktojnë. Ndërkohë Drejtoria e Pyjeve në Tepelënë ka bërë të ditur se po hartohen plane për një ripyllëzim të zonës, teska ka theksuar se prerja ishte e pashmangshme pasi drurët kishin dale jashtë funksionit. Gjithashtu edhe brezi i pemëve pranë Ujit të Ftohtë, që mbrohet nga shteti si monument natyre, rrezikohen të preket nga sëmundja shkatërrimtare. 17 hektar pyje numëron rrethi i Tepelenës, 40% e të cilave janë nën menaxhimin e komunave. Këto të fundit jo pak herë janë akuzuar se nuk po arrijnë dot të menaxhojnë siç duhet sigurinë dhe mirëmbajtjen e pyjeve.