Varianti i pare dhe me i mundshmi per t’u realizuar eshte krijimi i nje kase vetem per bizneset e vogla, duke u qendruar kushteve kryesore te transmetimit te te dhenave ne rrjet.
Kjo lloj kase do t’u pershtatet vetem tregtareve te lire dhe do te shitet me nje çmim me te vogel se aktuali.
Varianti i dyte lidhet me kasat e shitura para nje viti, te cilat dolen skarco dhe nuk i perputheshin vendimit te qeverise per transmetimin e te dhenave.
Shume biznese kane blere te tilla kasa, qe aktualisht nuk funksionojne dhe per te mos shpenzuar serish per nje tjeter pajisje, eshte rene dakord qe te negociohet me shoqerite e autorizuara per adaptimin e kases sipas modelit te ri, pa kosto shtese per biznesin.
Varianti i trete lidhet me shpenzimin e kryer per pajisjen fiskale, i cili do t’i njihet subjektit ne bilancin vjetor, duke reduktuar ne nje fare menyre normen e detyrimit tatimor.
Nje tjeter variant lidhet me mundesine e rishikimit te TVSH-se, norma e te cilit eshte 20 per qind, nje perjashtim i kesaj takse te pajisja fiskale e ul automatikisht çmimin.
Megjithate, tatimet sqarojne se opsioni me i mundshem eshte krijimi i nje kase te posaçme vetem per subjektet e vogla qe shesin ne tregjet e hapura, ndersa per te tjeret do te vijohet te aplikohet sistemi i gjobave.
“Tashme na takon detyra e negocimit me shoqerite e autorizuara te kasave fiskale, te cilave iu bie barra te krijojne nje kase te posaçme dhe me çmim me te lire per bizneset e vogla”, tregojne per gazeten burime te sigurta ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.