Ky vend ka joshur shumë firma ndërkombëtare për të investuar. Qeveria po derdh shumë para në infrastrukturë, përfshirë portin, aeroportin, rrejti hekurudhor, të gjitha me qëllim për ta bërë vendin sa më mikpritës për biznesin dhe Kupën e Botës për futboll në vitin 2022.
Në vendi ne dytë sa i takon vendeve më të pasur vjen Luksemburgu, me një GDP mbi 81 mijë dollarë për frymë. Në vend të tretë vjen Singapori me një GDP afërsisht 56 700 dollarë për frymë. Në vend të katërt vjen Norvegjia, një nga eksportueset më të mëdha të gazit në botë, me një GDP rreth 52 mijë dollarë. E pesta është Brunei me GDP 48 mijë dollarë për frymë. E gjashta vjen Emiratet e Bashkuara Arabe me një GDP prej 47 500 dollarë për frymë.
Sa u takon vendeve më të varfra ato janë tre vendet afrikane: Burundi, Liberia dhe Republika Demokratike e Kongos me GDP respektive 400, 386 dhe 312 dollarë. /F.Stafa/
Vendet më të pasura të planetit
Shteti GDP 2010
Katar 88 000 $
Luksemburg 81 000 $
Singapor 56 700 $
Norvegji 52 000 $
Brunei 48 000 $
E.B.Arabe 47 500 $