Kater Risite ne rrjetin shoqeror me te ri Google Plus

Kater Risite ne rrjetin shoqeror me te ri, Google Plus
Pas përpjekjeve të dështuara nga ana e Google për të hyrë në tregun e rrjeteve shoqërore (kujtojmë dështimet e Google Wave apo Google Buzz) tashmë gjigandi i webit vjen me një shërbim të ri të quajtur Google +

Çfarë është Google +

Google + është rrjeti i fundit shoqëror, i cili ju mundëson të ndani fotografi, video, artikuj interesant me miqtë tuaj gjithashtu mundëson edhe video chat nëpërmjet një sistemi të integruar brenda faqes. Ajo çfarë e bën ndryshe Google Plus nga konkurentet si Facebook apo Tëitter është mundësia për të kontrolluar se me kë ndani informacionin tuaj. Më poshte po listojmë 4 risitë e Google +

1. Circles

Nëpërmjet Google Plus ju mund të krijoni rrethe të ndryshme dhe të “fusni” në rreth miqtë tuaj. Ne rrethin e krijuar “Miqtë e Shkollës” mund të fusni shoqërinë tuaj shkollore e kështu me rradhë. Në këtë mënyre, ju fare thjesht ndani fotot apo videot tuaja me personat që ju dëshironi

2. “+”

Me anë të Google Plus ju fare thjesht mund të keni akses në të gjitha shërbimet e ofruara nga Google, duke filluar nga Gmail ku kontaktet tuaja si dha chati janë të integruara në Google Plus e deri tek fotografitë nga Picasa

3. Sparks

Sparks është përgjigja ideale ndaj Twitterit, pra mundesia për të ndarë ndodhitë më të fundit në kohë reale. Ju caktoni interesat dhe pëlqimet tuaja dhe shërbimi “Sparks” do ju përditësojë me të rejat më të fundit në bazë të interesave tuaja

4. Hangouts

Edhe pse në fillim u cilësua si “vrasësi i Facebookut”, faktikisht Hangouts është më tepër një konkurent i rrezikshëm i blerjes më të fundit nga Microsoft, Skype.

Juve ju lejohet së bashku me miqtë tuaj në rrethe të ndryshme të kryeni diskutime me video-chat, pa shpenzuar asgjë dhe që në fillim është pëlqyer kjo risi nga audienca gjithmonë në ngritje

Edhe pse nuk ka mbushur ende 1 muaj nga lançimi, edhe pse regjistrimi ka qenë dhe do të mbetet për një periudhe të pacaktuar vetëm me ftesa (pra duhet t’ju ftojë dikush që ka akses në Google Plus), shërbimi më i ri nga Google ka arritur një shifër rekord regjistrimesh të cilat sipas zërave në ëeb i kanë tejkaluar 10 milion anëtarë. Që Google Plus do jetë i sukseshëm, kjo gjë është mese e dukshme megjithatë mbetet të shihet rezultati i gjigandëve të botes së Internetit, Facebook & Google Plus.

Dëshironi edhe ju të regjistroheni në Google Plus? Dërgoni nje email tek info@tech.al me adresen tuaj te emailit (duhet te jete @gmail) dhe ne do t’ju dërgojmë ftesën.

Ndalohen reklamat e Google+ në Facebook

Nëse ju ka rënë rasti të lexoni kushtet e shërbimit të Facebook Ads, thuhet qartë që ndalohet kategorikisht reklamimi i faqeve apo shërbimeve konkuruese. Pikërisht kjo ka ndodhur me Michael Lee Johnson, një programues i cili kishte paguar për një reklamë në Facebook ku i bënte thirrje të gjithë miqve të tij që nëse kishin një llogari në Google + ta shtonin edhe atë si mik.

Brënda pak orësh reklama tij është përjashtuar nga sistemi reklamues i Facebook dhe Michael i irrituar ka shkruar në profilin e tij në Google+. “Sa krijova një reklamë në Facebook për Google + nga e cila m’u pezulluan të gjitha fushatat e tjera, mrekulli …”

Facebook mesa duket ka zbatuar rregulloren me rigorozitet, aq më tepër kur bëhet fjalë për një konkurent siç është Google, në fund të fundit edhe Michael nuk ka faj, ku tjetër mund t’i gjente miqtë e tij që t’i ftonte në Google Plus.

Shqiptarët të dashuruar pas Apple Iphone!

Sondazh

Cili sipas jush është smartphone më i mirë?

Apple Iphone (68%, 173 Votes)
Blackberry Bold 9700 (18%, 45 Votes)
HTC EVO 4G (13%, 34 Votes)
Motorola Droid (1%, 4 Votes)
 
Mbi 50% e prindërve, spiunojnë fëmijët në Facebook

Një tjetër sondazh ka përforcuar tezën se prindërit kërkojnë çdo lloj mënyre për të kontrolluar fëmijët e tyre. Dhe, tashmë, me ndihmën e rrjeteve sociale, gjithçka është më e lehtë. Anketimi i OnePoll evidentoi se më shumë se 50 % e pridërve i kontrollojë fëmijët e tyre përmes Facebook-ut. Në këtë sondazh të zhvilluar në Britaninë e Madhe, janë pyetur të paktën 2 mijë prindër, nga të cilët mbi 50% kanë pohuar se survejojnë fëmijët e tyre në rrjetin më të madh social që ekziston, Facebook. Sipas këtij sondazhi, 5 % prindër të tjerë janë shprehur se do ta bënin një gjë të tillë nëse do të dinin të përdornin mirë Facebook, 11% pohojnë se kanë krijuar një profil të rremë për të kontrolluar fëmijët, 13% se kanë hyrë në ardresat e miqve për të parë aktivitetet e djalit ose vajzës ë tij, 15% pranojnë se kanë tentuar t’i bëjnë miq, ndërsa, 4% që janë refuzuar nga femijët. Mos harroni, mund të ketë edhe persona të tjerë, veç prindërve, që mund t’iu survejojnë.

Studim: Google e ndryshon trurin tonë

Tashmë është bërë traditë që përdoruesit e internetit kur duan të gjejnë një informatë, thonë “kërkoje në Google”. Kjo ndodhë sepse Google është bërë pjesë e përditshme e njerëzve, thotë një studim i ri, i cili thotë se motori më i madh i kërkimit në botë ndikon në trurin e njeriut. Ose, për ta thënë më saktë, Google – dhe interneti – po e ndryshojnë mënyrën se si truri ynë  zgjedh për të kujtuar.
Në një studim të quajtur “Efekti Google”, i realizuar nga një ekip i udhëhequr nga psikologu Betsy Sparrow nga Columbia University, thuhet se ne kemi më pak gjasa për të kujtuar informacionet, kur ne e dimë se ku mund t’i gjejmë ato. Gjetjet e raportit, nuk dëshmojnë veçanërisht se Google (dhe makinat tjera të kërkimit) janë duke e bërë shoqërinë moderne më pak inteligjente, siç kanë pretenduar disa. Përkundrazi, Sparrow thotë se, ne ende jemi plotësisht të aftë për të kujtuar gjëra që kanë rëndësi, madje edhe ato gjëra që nuk gjenden lehtësisht online.

Një në katër hakerë, është FBI!

Nëse jeni të shqetësuar rreth mundësisë së sulmeve të hakerëve ndaj kompjuterit tuaj, atëherë lexoni këtë gjë interesante që ndoshta do t’ju lehtësojë paksa kureshtjen tuaj: 25% prej tyre punojnë për FBI. Gazeta “The Guardian” ka zbuluar në një hetim se një në katër hakerë është një informues për FBI, kurse shumë prej tyre janë anëtarë në forume ku shiten informata ilegale të marra gjatë këtyre aksioneve. Sikurse në filma, informantët rekrutohen me oferta për periudha kohore të reduktuara të qëndrimit në burg dhe mundësisë për përfitim financiar. Zyrtarisht FBI nuk komenton metodat e saja, por një zëdhënës ka thënë se agjentët përcjellin ligjet dhe parimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zbatojnë ligjet për shfrytëzimin e informuesve, duke shtuar se secili rast dallon prej tjetrit. /pcworldalbanian

Apple nxjerr sistemin e operimit “Lion”

Kompania Apple ka nxjerrë sot në treg sistemin e ri të operimit për iPhone dhe iPad, të ashtuquajturin “Lion”. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Financave të Apple, Peter Openheimer, i cili tha se pret një bum shkarkimesh të tij. Sistemi i operimit “Lion” ofron 250 aplikacione të reja përfshi këtu përdorimit të postës elektronike dhe të prekjes në ekran. Shkarkimi i këtij sistemi, i cili është 4 GB dhe gjendet në internet, kushton 30 $.

Fushatë arrestimesh ndaj hakerave Anonymous

Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj një sërë kompanish kryesore, e sidomos ndaj sistemit të kartave PayPal, që sollën humbje të konsiderueshme parash, në shit-blerjen në interet, policia e SHBA-ve në bashkëpunim me atë britanike, kanë nisur një fushatë të gjerë arrestimesh, për anëtarët e grupit të hakerave Anonymous. Sipas burimeve zyrtare në FBI, njoftohet se të paktën 16 hakera janë ndaluar në disa shtete të SHBA-ve, të cilët po merren në pyetje, pasi dyshohen për krim kibernetik. Ndërkohë edhe katër hakera të tjerë janë shpallur në kërkim në Britaninë e Madhe. Pasi sulmoi sistemin e kartave PayPal, grupi i hakerave Anonymous, arriti të mbyllë përkohësisht edhe shërbimet e MasterCard e Visa dhejtorin e kaluar. Ky sulm pasoi ngrirjen e parave për anëtarët e rrjetit Wikileaks.

iPhone dhe iPad

Përfitimet neto, për vetëm tre muaj, ishin 7.31 miljardë $, pra 125% më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe janë shitur të paktën 20 milion iPhone dhe mbi 9 milion iPad. Ndërkohë sa i përket shitjes së iPod-ëve, ato kanë pësuar një rënie me 20%. Për shkak të kësaj statistike, Apple po mendon një ndryshimi të këtij modeli.

IdeaPad K1

Tableti IdeaPad K1 është një pajisje e cila do të punojë më një sistem operimi Google Android Honeycomb 3.1, me keran 10.i-inch me prekje me rezolucion 1280 x 800, me procesor Tegra 2 1 GHz dhe një bateri e cila mban deri në 10 orë punë.

IdeaPad P1

IdeaPad P1 do të ketë një sistem operimi Windows 7, ekran 10.1-inch, precesor Intel 1.5 GHz, 2GB DDR2 RAM, memorje të integruar 64 GB, një kamera ballore 2 megapiksel, Bluetooth, WiFi dhe portë USB-je.

Tableti IdeaPad K1 del në treg më 28 Korrik dhe kushton 499 $, ndërsa për modelin tjetër nuk ka ende të dhëna lidhur me çmimin.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama