"Sikur te kishte me shume iniciativa te tilla ne do te ndiheshim me mire. Une kam enderruar qe te shkoj neper koncerte te grupeve te medha dhe do te jem i lumtur kur ketu te vijne edhe AC/DC", thote Kostantin, nje prej qytetareve te kesaj ane, i apasionuar muzikes metal dhe qe me pamjen e tij me bluze te zeze dhe me floke te gjate, te ben te kuptosh fare mire deshirat qe ka.Ndersa Adela 19-vjecare, nje tjeter banore e qytetit vlereson iniciativen e bashkiakut Tsonev, i cili po e ben te famshme zonen dhe po sjell edhe rritjen e te ardhurve prej turizmit.Ne fakt hotelet me te mira jane prenotuar per festivalin e metalit ne qershor.
Vete Tsonev nuk di te luaje ne asnje instrument, por eshte nje koleksionist i mire i autografeve te idhujve te tij qe mberrijne ne Kavarna per festivale.Kete toke e kane shkelur miq si Manowar, Deep Purple, Motorhead, Blind Guardian, Scorpions dhe behet fjale vetem per nje qytet-qyteze me 12 mije banore."Po, eshte shume e veshtire qe te organizosh evenimente te tilla ketu, por me sponsoret e duhur dhe me pak reklame, ia kam dale", shpjegon Tsonev.
Radhen kete vit e kane...Motley Crue.