Teksa është shkëputur nga seanca parlamentare për pak momente, kryeministri Edi Rama ka takuar jashtë godinës së Kuvendit, qytetarë të thjeshtë të cilët i kanë përcjellë kërkesat e tyre. Kujtim Kaziu, ish-i përndjekuri i cili pak kohë më parë tentoi të vetëdigjej ndërsa fliste për mediet në lidhje me dëmshpërblimin, takoi kryeministrin dhe i rrëfeu atij problemet që ka.
“I tregova problemet që kam dhe më premtoi se do të më gjejë punë. Duhet të jetë një rrogë e kënaqshme, nuk me tha se çfarë pune, por i thashë se dua punë shteti dhe jo më pak se 15 mijë lekë”, u shpreh Kaziu.
Kujtim Kaziu: I kërkova një minutë ta takoja. Rama më vuri duart në qafë dhe më pyeti çfarë halli ke: Jam i papunë, jam ish i përndjekur politikë
Edi Rama: Për çfarë je dënuar
Kujtim Kaziu: Për agjitacion e propagandë
Edi Rama: Ti mund të punosh, por nuk doni të punoni
Kujtim Kaziu: Si nuk dua të punoj
Edi Rama:Po të gjej unë punë shkon tani?
Kujtim Kaziu: Në punë në me 200- 300 mijë lekë shkoj tani, por me 150 mijë lekë nuk më del të mbaj familjen. Për 150 mijë lekë rri në shtëpi me fëmijët e mi. Nëse më gjen një punë shteti me 200-300 mijë lekë