Ke smartphone? Punon 20 ore me shume

Ke smartphone? Punon 20 ore me shume
Të kesh me vete zyrën ngado që shkon përmes një smartphone-i apo një tablete është më shumë një ndëshkim sesa një komoditet. Të paktën kështu thotë ndërmarrja që furnizon shërbimet iPass, sipas të cilës më shumë se gjysma e punëtorëve që zotërojnë objektin kanë shtuar orët e punës deri në 20 në javë. Analiza është bërë mbi një kampion prej 1200 punonjësish ndërmarrjesh nga e gjithë bota, të cilët nuk kishin smartphone të dhënë nga kompania, por përdornin atë personal.

Vetëm 8 për qind kanë deklaruar se “fikin gjithçka” kur dalin nga zyra, ndërsa 15 për qind i kanë shtuar vetes të paktën 20 orë në javë punë të papaguar. Përveç këtyre, 15 për qind të tjerë nga kampioni prej 1200 vetash kanë deklaruar se kanë shtuar 15 orë punë, 27 për qind 10 orë dhe 16 për qind të paktën 5 orë. Vetëm 1 për qind kanë deklaruar se i kanë hequr orarit javor të punës 10 orë falë aparateve elektronike.

“Përdorimi i këtyre produkteve po krijon një brez punëtorësh obsesivë, që janë të kënaqur që i kushtojnë punës një pjesë të mirë të kohës së lirë, në këmbim të fleksibilitetit në vendet ku mund të punohet”, ka deklaruar Rene Hendrikse, zv.president i iPass.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama