Kejdi Jashari shpallet me e bukura e Shqiperise

Kejdi Jashari shpallet me e bukura e Shqiperise
Vajza, e cila sapo ka perfunduar vitin e dyte ne “Kolegjin Turk”, eshte tanime perfaqesuesja shqiptare ne disa aktivitet nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i “Deliart Association”. Shoqeruesja e pare u shpall Entela Bebri, ndersa shoqeruesja e dyte e “Miss Shqiperia”, Enxhi Qehaja. Pozimi para fotografeve i treshes fituese i ka dhene fund ne oret e vona te se dieles edicionit te 13-te te “Miss Shqiperia”, i cili kete vit u organizua ne Kruje, mbi nje skene gjigande te ngritur ne nje siperfaqe prej 800 metrash katrore. Por, perveç gares se forte, ne destinacionin e fundit te shtegtimit te ketij viti, “Miss Shqiperia 2011” solli edhe spektakel me te ftuar dhe surpriza te shumta, nen drejtimin e prezantuesit Alert Çeloaliaj.

Te ftuar ne kete mbremje ishin kengetari Devis Xherahu, i cili prezantoi kengen e tij te re, te shoqeruar nga nje klip i realizuar me 31 konkurrentet e ketij viti, Big Basta, Eneda Tarifa, Dr. Flori etj. Por, edhe vete vajzat me performancat e tyre kane krijuar nje atmosfere te veçante ne kalane e Krujes. Perpara nates finale, konkurrentet, ashtu siç eshte bere tradite tashme, zhvilluan nje tur te gjate, i cili filloi ne Veri, vazhdoi ne skajet jugore te Shqiperise per t’u permbyllur ne Kruje. Stacioni i pare ishte nje tjeter qytet historik, ai i Prizrenit ne Kosove, ku vajzat u priten nga drejtuesit lokale dhe kane vizituar monumentet historike te qytetit. Ne Kosove ato bujten edhe ne qytetin e Suharekes, ku gjithashtu kane gjetur mikpritjen speciale shqiptare, e cila eshte shoqeruar edhe nga minispektaklet qe bukuroshet organizojne pergjate turit te pervitshem te “Miss Shqiperise”. Ne kthim vajzat jane ndalur ne “Hotel Continental” ne Vore, ku nje jave para nates finale u zgjodh “Miss Bikini 2011”, e cila per kete vit ishte 16-vjeçarja Sara Gjoni, basketbolliste e ekipit Kombetar. Prej ketij rrugetimi, turi ka vazhduar drejt Jugut per te ndalur afer skajit me jugor, ne Ksamil. Atje ato kane shijuar bukurite natyrore, freskine e detit dhe traditen vendase, e cila ka vijuar me nje udhetim turistik pergjate bregut deri ne Vlore, nje tjeter qytet i perfshire ne harten e vendeve qe duheshin vizituar kete vit. Stacioni i fundit eshte shenuar ne Kruje, ku perveç vendeve historike, vajzat kane vizituar edhe teqene e Sarisatllekut, shpellen qe fshihet nen majen e malit qe mban edhe qytetin e Skenderbeut. Krahas gares per kuroren e Miss Shqiperise, vajzat kane pasur mundesine edhe te sfilojne gjate spektaklit “Netet e klipit shqiptar”, me veshje firmosur Sherri Hill, sponsor zyrtar i “Miss Univers”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama