Kejsi kualifikohet ne finale te Eurovisionit

Kejsi kualifikohet në finale të Eurovisionit
Këngëtarja e cila e përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, Kejsi Tola, ka siguruar një vend në finalen e të shtunës mbrëma ku do të konkurrojë me përfaqësuesit e 24 shteteve tjera finaliste për ta fituar Festivalin evropian të këngës, i cili mbahet në kryeqytetin rus, Moskë. Kejsi bëri një paraqitje të bukur të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit për të marrë vizën që të paraqitet sërish të shtunën mbrëma në finale. Në natën e parë gjysmëfinale u kualifikuan: Turqia, Suedia, Izraeli, Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Armenia dhe Islanda, ndërkohë që Rusia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, janë kualifikuar automatikisht, dhe është ky numri i plotë prej 25 shteteve të kualifikuara për finalen e madhe të të shtunës mbrëma.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama