Kelni blindon Mavrajn Shmadke Do te rinovojme

Këlni blindon Mavrajn, Shmadke: Do të rinovojmë

Mërgim Mavraj u përfol se mund të largohej nga Këlni në merkaton e janarit, pasi trajneri Sotoger nuk e kishte më pjesë të planeve të tij për vazhdimësinë. Kjo, pasi ai vinte nga një dëmtim i gjashtë që e kishte lënë jashtë fushave të lojës për disa muaj.

Mergim-MavrajMegjithatë, mjaftoi një ndeshje dhe Mavraj bindi. Trajneri Stoger ndryshoi edhe modulin e lojës për shqiptarin, duke bërë që skuadra e tij të luante me tre mbrojtës në prapavijë.

Si të mos mjaftonte kaq, drejtuesit e klubit janë bindur nga shqiptari dhe tashmë janë të gatshëm që ta blindojnë atë për të ardhmen. Mavraj ka edhe një sezon tjetër kontratë me ekipin që ka siguruar qëndrimin në Bundesligë edhe për vitin e ardhshëm.

Drejtori sportiv Horg Shmadke ka folur rreth të ardhmes së tij. "Është një bashkëpunim i shkëlqyer mes tij dhe klubit për të cilin duhet të flasim patjetër në përfundim të sezonit.

E ardhmja? Dëshirojmë që ai të jetë pjesë e ekipit edhe për shumë sezone të tjera" ka deklaruar Shmadke për "Kiker". Ditë më parë, media të ndryshme gjermane kanë raportuar interesimin e disa skuadrave turke për shërbimin e mbrojtësit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama