Që Eranda Libohova është një nga ato artiste që nuk njeh moshë, këtë e dinë të gjithë tashmë. Po që këmbët e saj të ishin kaq perfekte, nuk e prisnim. Ndoshta është efekti i getave elastike. Ose ndoshta vërtet Eranda është nga ato femra për t’u pasur zili, sepse nuk e ka ndier ende ç’do të thotë celulit.
Perfekte si Xhemi
Vite të tëra palestër dhe ushtrime fizike e kanë bërë punën e tyre në trupin e Xhemit. Rezultati: një palë këmbë të lëmuara e me shkëlqim, ku vështirë se mund të gjesh ndonjë grimë celulit e që e bëjnë të veshë vetëm nga këto fustanet që nuk njohin gjatësi. Si lum ajo!
SOS Çiljeta
Ka vërtet këmbët më të bukura mes të gjitha këngëtareve të tjera, që këndojnë dhe pozojnë gjysmë të zhveshura. Këmbë të holla e të gjata. Veçse së fundmi të gjithë e kanë parë se Çiljeta po shëndoshet. Një këshillë kemi për të: nxito të regjistrohesh në palestër ose fillo mëngjeset me vrap nga liqeni. Ndryshe, punët i ke keq. Mirë barku që të ka marrë për kot, po celulitit në kofshë si i bëhet?
Orinda e ka kuptuar
I është futur palestrës me kokë dhe me siguri ajo shtresa e celulitit që duket në këtë foton e shkrepur një vit më parë tani duhet të jetë zhdukur. Orinda Huta e ka kuptuar se trupi është i rëndësishëm për një artiste, ndaj edhe ka nisur luftën dhëmb më dhëmb me lëkurën e portokallit.
Ja, e shikon, nuk kam celulit...
Dhe nuk ka vërtet, madje këmbët duken për bukuri: të tonifikuara, të holla, me shkëlqim. Ndoshta është rezultat i palestrës, ose i ndonjë diete çudibërëse, ose mirësia e ndonjë gjeni të trashëguar, ose asnjëra prej tyre. Pak rëndësi ka. Bleona luftën me celulitin duket se e ka fituar me kohë.
Më mirë ta parandalosh sesa të kurosh
Ky është rregulli i artë që vlen për të gjitha: një dietë më bazë frutash dhe perimesh, sa më shumë ujë dhe trajtime speciale. Pikërisht këtë të fundit është duke bërë edhe Ami. Një trajtim për trupin në një nga qendrat estetike të Tiranës. Ky qenka sekreti që këmbët e saj duken ende në formë.
Nën lëkurën e Zhakut
Duke e parë kështu, e para gjë që të bie në sy është eleganca, krahët e hollë dhe trupi larg formave të bollshme. Dhe menjëherë pastaj të bien në sy kofshët e Zhakut. Të hajthme, të gjata dhe përsosmërisht të lëmuara, pa pikën e celulitit. Dhe të mendosh që i ka kaluar me kohë të 25-at.
Super Model of the Cellulite
Jua priste mendja që Zana Krasniqi, që së shpejti do të përfaqësojë Kosovën në Miss Universe të kishte këmbë të tilla?! Dhe pastaj thonë se miss-et nuk e dinë ç’është papërsosmëria! Ndoshta këtë Zana e ka ditur mirë në kohën kur fitoi “Super Model of the World”. Tani di këtë tjetrën: që duhet t’i bëjë derman celulitit.
Mariza? Jo dhe aq keq
Për momentin në këmbët e saj nuk ka ende gjurmë celuliti. Ama kjo fotoja nuk tregon këmbë të tonifikuara dhe mish të fortë. Ndaj, nëse Mariza nuk do që të bëjë pjesë në grupin “Na bashkoi lëkura e portokallit”, duhet patjetër të merret seriozisht me kofshët e saj. Ndryshe...
Kilogramët e Ingritit
Disa vite më parë fotot e saj do linin pa mend këdo. Më e vogla e motrave Gjoni ka pasur një trup absolutisht perfekt. Po tani? Nëpër intervista ajo thotë se donte vetë që të shëndoshej. OK, po bëjmë sikur po e besojmë. Por me siguri që, për hir të ca formave më të bollshme, asnjë femër nuk do bënte kompromis me celulitin. Dhe këmbët e Ingritit tregojnë se ndoshta ai vendimi për t’u shëndoshur nuk ishte i duhuri...
Pas kileve të Rozit
Nuk ka kaluar shumë që nga koha kur ajo u shfaq me siluetë të re. Trup i formuar dhe kile të zhdukura si me magji. Rezultat i një diete goxha të fortë. Por sigurisht që edhe Rozana nuk ka pretenduar që të zhdukë gjithçka me një të rënë të lapsit. Pas gjithë atij shëndeti, ai që ngelet është gjithmonë celuliti, që Rozana Radi duket se e ka me shumicë.
Në formë si Eneda
Edhe 2 ose 3 vjet dhe Eneda Tarifa bëhet plot 30 vjeçe. E frikshme për të tjerat, por jo për të. Nuk ka arsye pse të shqetësohet, përderisa nuk ka rënë enda alarmi i lëkurës në pjesën e kofshëve, që kthehet në stresin e të gjitha femrave të botës, qofshin këto edhe super të famshme. Sepse celuliti nuk e njeh mëshirën!
Marre nga : Revista Jeta