Kendis ka postu ar një "selfie" të barkut të saj. Modelja e "Victoria's Secrets" është në "pritjen e ëmbël".
27-vjeçarja duket e mrekullueshme, e veshur me një mantel të bardhë dhe flokët biondë të derdhur supeve. Në përshkrimin e fotos ajo shkruan "Sot ishte një ditë e mirë", duke e shoqëruar me një zemër dhe një bebe.
Suonpoll pak ditë më parë postoi një tjetër foto e veshur me bikini jeshile. Ajo bëri të ditur shtatzëninë e saj muajin e kaluar me një tjetër selfie në "Instagram".