Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë këndo derisa të vallzojn yjet rreth diellit si fëmijët rreth zjarrit në tokë e pastaj dëgjo oshtimën pa fjalë nër botë lart do të mbesin kodrat duarthatë e gurë breg rrugëve në mendime çarë Këndo derisa të pëlcasiësh si kripa në flakë vajto po të duash kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë kur çmenden kohërat në furtun... Bari ma tregoi ëndrrën e vet: --majet më të larta e hëngrën qiellin e zjarrtë e shteku i rrezeve kërkon veten në breg... e bregu bregun pas bregut në breg.... I bukur është vetem zogu në fluturim që me puhin e krahëve të rreshk këndo ose vdis pa klithmë..... |