Amshimi ha lastarë
Për ty o gaztar
Amshimi ha prapë
Për ty o gazngratë
Amshimi ha fruta
Aguridhe të buta
Amshimi ha triskuj
Me vriguj pa vriguj
Me bishta nervurë
Për ty more burrë
Amshimi ha gurë
Amshimi ha fletë
Për ju mori bletë
Ai ha lëvore
Për ju hijerore
Amshimi ha shumë
Për ty mor i lumë
Amshimi ha shkronja
Për ju mori zonja
Amshimi ha shpesë
Për ty mori mbesë
Ai ha zanore
Për ju o lotore
Amshimi nuk nginjet
Amshimi nuk thinjet
Amshimit s'i merr as dhe një thërrime.
Amshimi ha gjethet e veta prej dorës sime.
Për ty o gaztar
Amshimi ha prapë
Për ty o gazngratë
Amshimi ha fruta
Aguridhe të buta
Amshimi ha triskuj
Me vriguj pa vriguj
Me bishta nervurë
Për ty more burrë
Amshimi ha gurë
Amshimi ha fletë
Për ju mori bletë
Ai ha lëvore
Për ju hijerore
Amshimi ha shumë
Për ty mor i lumë
Amshimi ha shkronja
Për ju mori zonja
Amshimi ha shpesë
Për ty mori mbesë
Ai ha zanore
Për ju o lotore
Amshimi nuk nginjet
Amshimi nuk thinjet
Amshimit s'i merr as dhe një thërrime.
Amshimi ha gjethet e veta prej dorës sime.